Qendra Shëndetësore e Bushtricës në Kukës është pajisur së fundi me një autoambulancë të re, që i është dhuruar nga dy vëllezër emigrant.

Gjatë ceremonisë së dhurimit, njëri prej vëllezërve donator Astrit Poti shprehu dëshirën që kjo dhuratë t’i shërbejë banorëve të zonës.

“Ne si vëllezër e bëmë këtë dhuratë, pasi ne kemi ikur të vegjël që këtu, por babai na ka mbajtur në kontakt me vendlindjen. Menduam që të bëjmë dhuratë këtë ambulancë, ta gëzoni e shpresoj ta përdoni për të mira”

E rikonstruktuar nga qeveria me pajisje të reja, Qendra Shëndetësore Bushtricë u shërben qindra banorëve të zonës dhe me dhuratën e bërë së fundi nga dy vëllezërit Poti, pritet t’i vijë edhe më shumë në ndihmë këti komuniteti.