Mes 115 emigrantëve që janë shpëtuar, 45 janë fëmijë. Operacionin ministrja Olta Xhaçka e ka cilësuar si përgjigjen më e mirë për të gjithë ata që kërkojnë të përbaltin Forcat tona të Armatosura, referuar akuzave të opozitës.
“Djemtë tanë vazhdojnë të shpëtojnë jetë njerëzish në detin Egje, përgjigja më e mirë për të gjithë ata që kërkojnë të përbaltin Forcat tona të Armatosura.
Në dy operacione të njëpasnjëshme gjatë orëve të fundit, ekuipazhi i anijes “Oriku” ka sinjalizuar dhe ka ndërhyrë për t’i ardhur në ndihmë 115 shtetasave sirianë, 45 prej të cilëve fëmijë.
Ekipet tona në misionet ndërkombëtare të kërkim – shpëtimit janë aty për të na bërë krenarë, çdo ditë e më shumë” shkruan ministrja në Facebook.
[gallery]24367[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO







