Fluks lëvizjeje në Kapshticë e Qafë Thanë! Në 1 janar, 4521 persona dolën nga Shqipëria! Emigrantët lënë atdheun: Nuk pritëm shumë në radhë

TIRANË- Pasi kanë kaluar natën e ndërrimit të viteve në atdhe, pranë familjarëve, emigrantët kanë lënë vendin e tyre, e kjo ka sjellë një fluks të shtuar në pikat e kalimit kuftar. Report Tv mëson se përgjatë 1 janarit në Kapshticë kanë dalë 2617 persona, e ndërsa gati gjysma kanë hyrë në Shqipëri, e më konkretisht 1343.

Ndërkohë, në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës në ditën e parë të vitit kanë hyrë 1492 persona dhe kanë dalë 1904. Qytettarët shprehin se situata është normale dhe nuk iu është dashur shumë të presin në radhë. 

“Po shkojmë në Selanik, u kënaqëm shumë, kishim shumë vite pa bërë vitin e ri në Shqipëri, deri tani është normale, mendova se do kishte më shumë radhë”.

“S’ka shumë radhë, po pres prej 15 minuta, është normale për festat, po shkojmë për vizitë në Athinë”.

“Nesër jemi në punë, deri tani është normale”.

“Po kthehemi pas festave, ndenjëm 10 ditë, nuk ka shumë radhë për fat”, janë shprehur ato.

Kjo panoramë është kthyer tashmë në diçka të zakonshme, për rastet e festave dhe pushimeve verore, me emigrantët që kthehen në atdhe.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 02/01/2023 17:23

    Ja shqiptaret e shkret,ju shkoj jete tu nurtu boten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari