Emigrantët në Angli, lehtësira
për pasaportë biometrike

Emigrantët në Angli, lehtësira<br />për pasaportë biometrike
TIRANE - Shqiptarët që jetojnë në Britani të Madhe mund të aplikojë për të marrë pasaportën biometrike dhe kartën biometrike të identitetit, duke aplikuar në Zyrën Konsullore të Ambasadës së Shqipërisë në Londër.

Ministria e Jashtme në bashkëpunim me atë të Brendshme, firmën prodhuese të pasaportave, 'Aleat' e Ambasadën Shqiptare në Londër e arritën këtë pas një punë të përbashkët mëse njëvjeçare, e cila filloi me testimin numerik të aplikantëve, ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme, instalimin e pajisjeve elektronike, përputhshmërine e tyre më sistemin e instaluar në Tiranë.

Aplikimi për marrjen e pasaportës biometrike apo kartës së identitetit, përbën padyshim një ndër aktet konsullore më të mrëpritura për shqiptarët e Britanisë.

Ambasadori i Shqipërisë në Londër, Mal Berisha se “hapja e zyrës kryhet në vijim të kujdesit që shteti shqiptar tregon ndaj bashkatdhetarëve tanë të vendosur në vende të ndryshme të Europës dhe të botës e është një ndihmesë e madhe për ruajtjen e identitetit kombëtar të bashkatdhetarëve tanë, për lëvizjen e tyre të lirë drejt atdheut si dhe drejt vendeve të tjera ku sot shqiptarët levizin të lirë”, tha ai.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.06.2013
 
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Gjermani, AfD pritet të dalë e para në Tyringen dhe e dyta në Saksoni

Gjermani, AfD pritet të dalë e para në Tyringen dhe e dyta në Saksoni