Emigrantët në Greqi s'kanë më
pengesa për toponimet në pasaporta

Emigrantët në Greqi s'kanë më<br />pengesa për toponimet në pasaporta
TIRANE - Arrihet marrëveshja që i lehtëson lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë me banim në Greqi pa u penguar nga toponimet e shkruara shqip në pasaportat e tyre, apo të fëmijëve të cilët kanë lindur në Greqi.  

Marrëveshja është firmosur mbrëmë në Janinë nga drejtori i Policisë së Gjirokastrës dhe drejtori i policisë rajonale të Janinës dhe të Epirit. Marrëveshja është firmosur dhe në prani të autoriteve të tjera të larta rajonale.  

Sipas marrëveshjes shqiptarët nuk do të kenë asnjë pengesë në pikat kufitare për shqiptarët me banim në Greqi. Marrëveshje nuk vlen vetëm për periudhën e zgjedhjeve por pa afat.

Një tjetër marrëveshje e arritur, ka të bëjë me marrjen e masave nga policia greke per shtimin e sporteleve në ditën e zgjedhjeve. Ndërsa marrëveshja e tretë ka të bëjë me zhvillimin e operacioneve të përbashkëta për goditjen e veprimtarise kriminale në të dy anët e kufirit.

MUNDIMI I EMIGRANTEVE
Në Kapshticë dhe në Kakavijë, e në pika të tjera kufitare me Greqinë kalimi i emigrantëve, sidomos për festa, kthehej në makth për emigrantët pasi autoritetet greke i nxirrnin problemin e toponimeve të emrave në pasaportat e fëmijëve të tyre, të lindur në Greqi.

Autorietet greke i ndalonin në kufi duke nxjerrë autorizime vetëm në ditë festash. Për Pashkë autoritetet greke në Kapshticë njoftuan zyrtarisht se emigrantët që kanë probleme me toponimet shqip në pasaportat e fëmijëve të tyre do të lejoheshin deri në datën 7 maj, më pas ata do të ndaloheshin sërish në kufi.

Ndërkohë që më 10 qershor Partia Socialiste njoftoi se kishte arritur një marrëveshje me qeverinë greke për lejimin e qytetarëve shqiptarë që të lëvizin lirisht ndërmjet dy vendeve nga data 10 qershor deri më 3 korrik, pa u penguar nga toponimet e shkruara shqip në pasaportat e tyre me qëllim që të vijnë të votojnë për kryeministrin e ri të Shqipërisë, Edi Ramën, më 23 qershor.

lajmi u bë i ditur  Sekretari i Emigracionit në PS,  Erion Veliaj, që ishte takuar me emigrantët shqiptarë në Athinë, Agio dhe Igumenicë për të përçuar tek ata arritjen e marrëveshjes që Partia Socialiste arriti me qeverinë greke.

Redaksia online
 (sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë