Britani/ Gjykata e Lartë rrëzon planin për emigrantët: Dërgimi në Ruandë, i paligjshëm

Plani i qeverisë britanike për dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në Ruandë mori goditjen vendimtare duke u rrëzuar përfundimisht nga gjykata e Lartë si i paligjshëm.

Kjo e fundit rrëzoi unanimisht me votën e pesë gjyqtarëve, nismën e parashtruar për herë të parë nga qeveria e Boris Johnson në prill 2022, e cila u mor në konsideratë edhe nga qeveria aktuale e kryeministrit Rishi Sunak.

Vendimi që rrëzon dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në Ruandë, i dhënë më herët edhe nga gjykata e apelit, u shpall nga Lordi Reed, presidenti i Gjykatës së Lartë britanike. Ai tha se kishte arsye për të besuar se refugjatët e vërtetë të dërguar në Ruandë, rrezikoheshin të kthehen në vendet nga të cilat kanë ikur - ku mund të jenë subjekt i trajtimit çnjerëzor.

Në reagimin e parë ndaj vendimit, kryeministri britanik Rishi Sunak tha se konkluzioni i gjykatës së lartë "nuk ishte rezultati që qeveria donte" dhe se "tani do të konsideronte hapat e ardhshëm" për ndalimin e emigrantëve të paligjshëm që hyjnë në britani përmes anijeve nga Kanali i la Manshit.

“Migrimi i paligjshëm shkatërron jetë dhe u kushton taksapaguesve britanikë miliona paund në vit. Ne duhet t'i japim fund dhe do të bëjmë gjithçka që duhet, sepse kur njerëzit e dinë se nëse vijnë këtu ilegalisht, nuk do të mund të qëndrojnë, atëherë do të ndalojnë", thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e Sunak.

Mediat raportojnë se pasdite kryeministri do të mbajë një deklaratë ku pritet të paraqesë opsionin e dërgimit të emigrantëve të një shtet tjetër të tretë, pasi vendimi i gjykatës së lartë ka efekt ndalues vetëm për Ruandën.

Mediat e shohin vendimin si një goditje për qeverinë britanike një ditë pas largimit nga detyra të sekretares së brendshme Suella Braverman e cila tha se Sunak nuk ka një plan B për emigrantët e paligjshëm.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:53
Gjykata e lartë rrëzoi planin për emigrantët, Sunak: Po punojmë për një marrëveshje të re me Ruandën

1697694246_rishisunak.JPG

Rishi Sunak

Pas vendimit të gykatës së lartë që rrëzoi planin për dërgimin e emigrantëve në Ruandë, kryeministri britanik Rishi Sunak thotë se po punohet për një marrëveshje të re me Ruandën

Kreministri britanik, Rishi Sunak, tha se do të "përfundojë" një traktat të ri me Ruandën në dritën e vendimit të Gjykatës së Lartë.

Ai tha se është "i përgatitur të rishikojë kuadrin ligjor vendas" nëse është e nevojshme, raporton BBC.

"Qeveria ka punuar tashmë për një traktat të ri me Ruandën dhe ne do ta finalizojmë atë në dritën e gjykimit të sotëm. Për më tepër, nëse është e nevojshme, unë jam i përgatitur të rishikoj kuadrin tonë ligjor vendas", tha Sunak.

Ora 12:31
Emigrantët në Ruanda, reagon Sunak: Qeveria do të 'mendojë hapat e ardhshëm'! Emigrimi i paligjshëm u shkakton taksapaguesve britanikë miliona paund në vit

 

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka lëshuar një deklaratë mbi vendimin e Ruandës, duke thënë se qeveria do të shqyrtojë se çfarë hapash të ndërmarrë më pas. 

Sunak tha se në vendim shkruhet se "parimi" i dërgimit të emigrantëve në një vend të tretë është "i ligjshëm".

Po ashtu tha se në bazë të këtij vendimi Gjykata e Lartë ka konfirmuar se parimi i dërgimit të emigrantëve të paligjshëm në një vend të tretë të sigurt për përpunim është i ligjshëm, dukje shtuar se kjo konfirmon pikëpamjen e qartë të qeverisë që në fillim.

Sunak gjithashtu tha se ata po bëjnë gjithçka për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm pasi kjo gjë “shkatërron jetë dhe u kushton taksapaguesve britanikë miliona paund në vit”.

“Ne e kemi parë gjykimin e sotëm dhe tani do të shqyrtojmë hapat e ardhshëm. Ky nuk ishte rezultati që donim, por ne kemi shpenzuar muajt e fundit duke planifikuar për të gjitha eventet dhe mbetemi plotësisht të përkushtuar për ndalimin e anijeve. Në mënyrë thelbësore, Gjykata e Lartë – ashtu si Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë përpara saj – ka konfirmuar se parimi i dërgimit të emigrantëve të paligjshëm në një vend të tretë të sigurt për përpunim është i ligjshëm. Kjo konfirmon pikëpamjen e qartë të qeverisë që në fillim. Migrimi i paligjshëm shkatërron jetë dhe u kushton taksapaguesve britanikë miliona paund në vit. Ne duhet t'i japim fund dhe do të bëjmë gjithçka që duhet për ta bërë këtë. Sepse kur njerëzit e dinë se nëse vijnë këtu ilegalisht, nuk do të mund të qëndrojnë, atëherë ata do të ndalojnë së ardhuri fare, dhe ne do të ndalojmë varkat", tha Sunak.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare