Emigrantët në Ruanda, reagon Sunak: Qeveria do të 'mendojë hapat e ardhshëm'! Emigrimi i paligjshëm u shkakton taksapaguesve britanikë miliona paund në vit

 

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka lëshuar një deklaratë mbi vendimin e Ruandës, duke thënë se qeveria do të shqyrtojë se çfarë hapash të ndërmarrë më pas. 

Sunak tha se në vendim shkruhet se "parimi" i dërgimit të emigrantëve në një vend të tretë është "i ligjshëm".

Po ashtu tha se në bazë të këtij vendimi Gjykata e Lartë ka konfirmuar se parimi i dërgimit të emigrantëve të paligjshëm në një vend të tretë të sigurt për përpunim është i ligjshëm, dukje shtuar se kjo konfirmon pikëpamjen e qartë të qeverisë që në fillim.

Sunak gjithashtu tha se ata po bëjnë gjithçka për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm pasi kjo gjë “shkatërron jetë dhe u kushton taksapaguesve britanikë miliona paund në vit”.

“Ne e kemi parë gjykimin e sotëm dhe tani do të shqyrtojmë hapat e ardhshëm. Ky nuk ishte rezultati që donim, por ne kemi shpenzuar muajt e fundit duke planifikuar për të gjitha eventet dhe mbetemi plotësisht të përkushtuar për ndalimin e anijeve. Në mënyrë thelbësore, Gjykata e Lartë – ashtu si Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë përpara saj – ka konfirmuar se parimi i dërgimit të emigrantëve të paligjshëm në një vend të tretë të sigurt për përpunim është i ligjshëm. Kjo konfirmon pikëpamjen e qartë të qeverisë që në fillim. Migrimi i paligjshëm shkatërron jetë dhe u kushton taksapaguesve britanikë miliona paund në vit. Ne duhet t'i japim fund dhe do të bëjmë gjithçka që duhet për ta bërë këtë. Sepse kur njerëzit e dinë se nëse vijnë këtu ilegalisht, nuk do të mund të qëndrojnë, atëherë ata do të ndalojnë së ardhuri fare, dhe ne do të ndalojmë varkat", tha Sunak.


Lajmi kryesor:

Britani/ Gjykata e Lartë rrëzon planin për emigrantët: Dërgimi në Ruandë, i paligjshëm


S.S/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare