Rreth 8,000 pasagjerë dhe 2,300 automjete janë larguar gjatë kësaj fundjave nga Porti i Vlorës në drejtim të Italisë, përmes tre trageteve që kanë operuar në linjën Vlorë–Brindisi. Fluksi i udhëtarëve përkon dhe me përfundimin e sezonit të pushimeve për shumë emigrantë të cilët ishin rikthyer në vendlindje.

Fluksi i lartë i udhëtarëve dhe automjeteve nuk ka krijuar radhe dhe pengesa në përpunimin e dokumentacionit, çfar ka sjell dhe shmangien e vonesave nga ana e Policisë Kufitare per nisjen në orar të trageteve sipas programit.

Për përballimin e numrit të madh të udhëtarëve dhe automjeteve, në pistën e makinave janë në funksion nëntë sportele, duke mundësuar një përpunim sa më të shpejtë dhe shmangien e radhëve të gjata.

Nga dita e hënë pritet që situata në port të rikthehet në ritmin normal të punës, pas fluksit të shtuar të kësaj fundjave.


Lajmi kryesor:

Fundi i sezonit veror/ 41 mijë qytetarë nga Kosova hyjnë në Shqipëri për fundjavë, 8 mijë pasagjerë largohen nga Porti i Vlorës drejt Italisë