325 kërkesa për urdhër mbrojtje janë regjistruar në Gjykatën e Fier në periudhën janar- shtator 2024, duke dëshmuar se dhuna në familje mbetet ende një fenomen tepër shqetësues që nuk po njeh ulje. Shifrat mbeten të përafërta me vitin e kaluar, thotë kryetari i Dhomës së Avokatisë Fier, Ermal Hamataj. Problematike mbetet grupmosha 45- 50 vjec, ndërkohë që dhuna ka prekur kryesisht bashkëshortët, me 130 raste të regjistruara.
Ndërkohë Hamataj tha për Report tv se numri më i lartë i rasteve të dhunës dhe i kërkesave për udhër-mbrojtje regjistrohet në 3- mujorin e fundit të vitit, periudhë që përkon me ardhjen e emigrantëve.
Autorë të dhunës në familje dhe shoqeri, në jo pak raste janë fëmijët e adoleshentet. Avokati thote se vihet re tendencë ne rritje e konflikteve që shkojne deri në përdorimin e armëve të ftohta, ndaj apelon prindërit t’i rrisin fëmijët e tyre pa ‘shfaqje’ dhune në familje.
Emigrantet vijne dhe ne 3 muajt e veres,po atehere nuk ka rritje te dhunes?!
Përgjigjuleka leka leka oeshte nere mendia vetem leka po varia te tjerave
Përgjigju