Emigrantët shqiptarë në Britani, në 2022 iu pranuan kërkesat për azil gjysmës së tyre! Politikat e ‘Tik Tok’ ulën fluksin e udhëtimeve me gomone

Rënia e fluksit të emigrantëve shqiptarë që kalojnë Kanalin e La Manshit me gomone për të hyrë në tokën britanike në mënyrë të paligjshme erdhi si ndryshim i politikave të rrjetit social Tik Tok, thanë oficerët e Forcave Kufitare.

Numri i shqiptarëve që shkojnë në Britani në mënyrë të paligjshme, me vetëm 150 të ardhur me varka të vogla krahasuar me 2,165 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas ‘The Sunday Times’, platforma e videove filloi me bllokimin e postimeve që përmbajnë fjalë kyce, fraza, imazhe dhe video që kanë synim reklamimin e kalimeve me gomone.

Vitin e kaluar mijëra reklama u postuan nga kontrabandistët në TikTok, shumica e të cilave synonin emigrantët shqiptarë duke pretenduar se udhëtimet nëpër Kanal janë të lehta, së bashku me deklarata të tilla si "Francezët nuk do t'ju ndalojnë", dhe mburreshin se udhëtimi do të ishte "100% i suksesshëm" si dhe zotoheshin për të ndihmuar individët për të shfrytëzuar ligjet e azilit.

Po ashtu shtynin emigrantët që t’i kontaktonin duke i thënë se më shumë do të punonin me punë joformale sesa do fitonin në një muaj në Shqipëri.

Politika që ndryshoi Tik Tok
Politika e re e Tik Tok, e prezantuar në mars ka bllokuar automatikisht postet që përfshijnë fraza për emigrimin e paligjshëm në gjuhën angleze apo shqipe. Edhe përdoruesve që kërkojnë hyrje të paligjshme i shfaqen mesazhe që paralajmërojnë rreziqet e rrjeteve kriminale dhe shfrytëzojnë njerëzit duke i marrë shifra të mëdha parash nga 2000-3000 paund për person.

Pranimi i kërkesave për azil
Sipas ‘The Telegraph’ Pavarësisht se Shqipëria nuk konsiderohet vend i rrezikshëm, më shumë se gjysmës së emigrantëve shqiptare që mbërritën vitin e kaluar në Britani iu pranuan kërkesat për azil.

Komiteti i Çështjeve të Brendshme i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme të shpjegojë pse 51 për qind e kërkesave nga Shqipëria iu dha një vendim fillestar pozitiv deri në qershor të vitit të kaluar - një qasje që ndihmoi në rritjen e emigrantëve që shkonin në Britani.

Ata thanë se shkalla e miratimit ishte "jashtëzakonisht e lartë" dhe mbi pothuajse të gjitha vendet e tjera të BE-së, me disa si Gjermania, Suedia, Islanda, Norvegjia, Finlanda, Austria, Hollanda, Greqia dhe Danimarka për të cilat nuk miratuan asnjë kërkesë.

Deri në shtator 2022, shqiptarët ishin grupi më i madh i azilkërkuesve që përbënin 85% të kërkesave. Shqiptarët ishin gjithashtu grupi më i madh që kalonte Kanalin e La Manshit, duke numëruar 12,301 dhe përbënin një të katërtën e afro 46,000 që arritën në Britani.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë