Emigrantët shqiptarët tejkalojnë rreth 9 herë Shtetin me të ardhurat e tyre!

Emigrantët shqiptarët tejkalojnë rreth 9 herë Shtetin me të ardhurat e tyre!

Foto ilustruese

Sipas statistikave emigrantët shqiptarë në kohën e krizës dhe rritjes së çmimeve në vend, vetëm në gjashtë mujorin e fundit kanë sjellë rreth 376 milion euro për familjarët e tyre duke ndihmuar seriozisht që të kapërcejnë varfërinë për bukën e gojës!

Nëse bëjmë krahasime mes kontributit të emigrantëve për vendin dhe po adhtu rolin e Qeverisë, mjafton të krahasojmë dy të dhëna:
- Emigrantët në gjashtë muaj e fundit kanë sjellë rreth 376 milion euro
- Qeveria shqiptare përmes të ashtuquajturës "Paketa 2 rezistencës" ka vënë në dispozicion jo me shumë se 40 miliardë lekë!

Pra, kontributi i emigrantëve  shqiptarë në krahasim me atë që ka vendosur në dispozicion Shteti shqiptar është rreth 9,4 herë më i madh!
Edhe pse emigrantët janë garancia e zhvillimit të nismës së lirë në 30 vite e fundit, kontribuuesit më të rëndësishëm të ekonomisë së vendit, mbajtësit kryesor me të ardhura të familjeve shqiptare, vazhdojnë të jenë vetëm qytetarë të dorës së tretë që institucionet shqiptare i kanë përbuzur dhe paragjykuar në 30 vite dhe po ashtu, politika i ka tallur dhe i ka përdorur si makijazh sa herë e ka pas të nevojshme!
Realitetit mediatik dhe po adhtu edhe ai politik apo shtetëror flasin për emigrantët kur ka radhë nëpër dogana, kur i numërojnë si turistë edhe pse kthehen në Atdheun e tyre!

Emigrantët shqiptarë vazhdojnë të përjashtohen nga të drejtat themelore politike si për të votuar dhe për tu votuar, ministria që ju dedikohej u hoq, ka zero politika për të thithur trurin e Diasporës në sektorë të rëndësishëm të shtetit dhe institucioneve, po ashtu nuk ka projekte serioze apo politika shtetërore që paratë dhe eksperiencat e sipërmarrjes të importohen në Shqipëri! Imagjino sikur kjo shumë prej 376 milion eurosh e sjellë për të mbajtur me bukën e gojës familjarët e tyre të ishin mundësitë reale për t'i investuar në nismën e lirë dhe sa vende pune do të ishin krijuar dhe sa do te ishin shumëfishuar përmes eksporteve!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nako: 13/09/2022 13:43

    Pikes i ke rene. Veshtire te lejoje Rama keta mbajtes te familjeve shqiptare me buke qe te votojne. Sidomos me kete sebepin e Iranit, nje arsye me shume qe smund te lejojme votimin nga jashte. Pastaj na prish strategjine qe kemi per popullin 2 milion sipas Rilindjes mafioze. Ata mezi e arriten kete pune.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja