Emigrantët s’kanë nga t’ia mbajnë, Italia paralajmëron se do të pezullojë financimet për BE-në

Në Itali deklaron qeveria populiste duke paralajmëruar se do të pezullojë financimet për Bashkimin Evropian, nëse blloku nuk pranon të marrë disa prej 150 njerëzve të bllokuar nga roja bregdetare italiane.

Mirëpo disa dhjetëra njerëz janë bllokuar në portin siçilian në Catania në anijen Dicitoi që nga e hëna, pasi qeveria italiane nuk po i lejon ata të zbarkojnë, pa marrë premtime nga vendet e Bashkimit Evropian se do të marrin disa prej tyre.

Veçse emigracioni është një çështje e nxehtë në Itali, ku qindra mijëra njerëz kanë mbërritur që nga viti 2013, për t’i shpëtuar luftës, persekutimit dhe varfërisë në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi.

Gjithashtu duke i’u referuar rregullave të BE-së, njerëzit duhet të aplikojnë për azil në vendin e parë që mbërrijnë. Dhe se këtë gjë qeveria italiane se ka bërë të mundur, pasi i ka ndaluar gjithnjë e më shumë anijet që të ankorohen në portet e saj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali