Emigrantët,urdhëri i Trump
‘bllokohet’ në qytetin e Obamës

Emigrantët,urdhëri i Trump<br />‘bllokohet’ në qytetin e Obamës
Ofensiva e parë ligjore kundër  urdhërit të Trump që synon ndalimin dhe pezullimin e  e vizave për shtetasit që vijnë nga 6 vende me shumicë muslimane merr jetë në Hawai pikërisht në vendlindjen e paraardhësit Barack Obama.Prokurorët e këtij shteti kanë shpjeguar se do t’i kërkojnë gjykatësit federal që të  bllokoi urdhërin ekzekutiv të manjatit sipas të cilëve një vendim i tillë  ka mangësi kushtetuese.

Sipas njëri prej prokurorëve ky urdhër ka të njëjtat difekte kushtetuese sikurse urdhëri i parë i cili u bllokua nga një gjykatë federale.Edhe Departamenti i Drejtësisë mbajti të njëjtin qëndrim.

Të dyja palët kërkojnë një afat kohor për të zhvilluar një seancë para se urdhëri të hyjë në fuqi në 16 mars.

Nga ana tjetër OKB është shprehur e shqetësuar në lidhje me vendimet dhe qëndrimet e Kreut të Shtëpisë së Bardhë sa i përket retorikës ndaj gazetarëve  e gjyqtarëve si dhe  urdhërat për emigrantët msulimane.

“Politikat e emigracionit të Trump mund të çojnë në arrestime masive edhe të fëmijëve dhe dëbimi kolektiv shkel të drejtën ndërkombëtare” u shpreh komisioneri i  lartë i OKB për të drejtat e njeriut, Zeid Rad al-Hussein.

Duke u ndalur pak te raportet me Rusinë dhe përgjimet. Mediat amerikane shkruajnë se edhe presidenti Trump është takuar gjatë një fjalimi me ambasadorin rus në SHBA, kur në krye të Shtëpisë së Bardhë ishte ende Obama.

Por të përditshmet citojnë edhe një zëdhënës të Trump i cili shprehet se gjatë fjalimit ishin prezentë disa ambasadorë dhe nuk ka patur shtrëngim duarsh mes tyre duke e konsideruar lajmin  një trillim.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike