Emigrantët vijnë në Shqipëri për të festuar ndërrimin e viteve, fluks në Portin e Vlorës

Ndërrimi i viteve ka sjellë emigrantë në Shqipëri të cilët kanë zgjedhur që natën e Vitit të Ri ta kalojnë pranë familjeve te tyre. Fluksi i ardhjes së emigrantëve është shtuar prej disa ditësh në portin e Vlorës, madje në krahasim me dy vitet e fundit, ardhjet janë dyfishuar.

Edhe pse situata nga pandemia në shtetin fqinjë nuk është e mirë, emigrantët shprehen se kanë mall për familjarët e tyre, ndërsa ka dhe nga ata që kanë me shume se dy vite që nuk kanë qenë në Shqipëri për shkak të pandemisë.

"Kemi ardhur për pushime. Po vij pas dy vitesh, do kalojmë Vitin e Ri me familjen e më pas do kthehemi prapë. I uroj të gjithë shqiptarëve gëzuar festat dhe qoftë një vit i mbarë", thotë një prej tyre.

"Vjet isha, erdha sërish këtë vit. Kemi ardhur për të kaluar Vitin e Ri, do rrimë një javë e më pas do ikim prapë", shprehet një tjetër.

Shefi i përpunimit në portin e Vlorës Festim Skëndaj , shprehet se duke bërë një krahasim me një vit fluksi i hyrjes është dyfishuar, por vite me parë, para pandemisë, fluksi i hyrjes arrinte në 20 mijë. Gjithsesi në këto dy ditë të fundit të vitit pritet që fluksi i hyrjes të rritet pasi festa tradicionale e Vitit të Ri i bashkon familjarët .

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj pret Këshillin e Diasporës: Vota e emigrantëve e rëndësishme, shteti duhet të mbrojë të drejtat tuaja!

Presidenti Begaj pret Këshillin e Diasporës: Vota e emigrantëve e rëndësishme, shteti duhet të mbrojë të drejtat tuaja!