'Emigranti i paligjshëm që mbërriti në La Liga', gazeta 'AS' shkrim për Uzunin: Mund të festojë si Ronaldo kundër Real Madrid

Myrto Uzuni është futbolli i kombëtares shqiptare që bëri lëvizjen më të bujshme të merkatos së dimrit, duke u larguar nga kampionët e Hungarisë Ferencvaros dhe duke kaluar në La Liga për gati 4 mln euro te Granada-n, një skuadër që lufton për mesin e tabelës në Spanjë.

Sulmuesi anësor ka mundësinë për të bërë debutimin të dielën kundër Real Madrid, skuadrës ku ka luajtur për shumë vite dhe ka shkruar historinë idhulli i tij Cristiano Ronaldo. Për këtë arsye gazeta prestigjoze spanjolle ‘AS’ i ka dedikuar një shkrim 26-vjeçarin shqiptar, duke sjellë në vemendje golin që Uzuni realizoi në Champions League kundër Juventusit të Cristiano Ronaldos. Për më tepër beratasi festoi duke imituar portugezin dhe në fund mori edhe bluzën e tij.

Gazeta ‘AS’ më tej tregon edhe historinë e shqiptarit, të cilit iu desh të linte Greqinë si emigrant i paligjshëm për të luajtur futboll në Shqipëri. Pasi kaloi me rradhë ekipet e moshave të Beratit Uzuni debutoi si profesionist me ekipin e Tomorit po në Berat.

Më tej sulmuesi i kombëtares u transferua fillimisht te Apolonia, më pas te Laçi dhe fillimisht jashtë vendit luajti në Kroaci te Lokomotiva Zagreb. Pasi spikati u bë pjesë e Ferencavaros, ndërsa tani siç vetë edhe Uzuni është shprehur ‘shpreson që Granada të jetë një trampolinë për një skuadër të madhe në La Liga’.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?