Kryeministri Rama, pas Komunikimit Javor, ka gjetur kohën për të replikuar me disa prej ndjekësve të tij në Facebook.
 
Teksa foli për grabitjen në Qafë Kashar që ndodhi të enjten e kaluar, ku mohoi përfshirjen e Policisë së Shtetit në këtë grabitje, një emigrant i ka shkruar kryeministrit se policët janë të gjithë super hajdutë.
 
Por ky koment, ka marrë përgjigje nga vetë kryeministri Rama, i cili mesa duket ka kontrolluar Facebook-un e komentuesit, nga ku ka zbuluar se ai jeton jashtë Shqipërisë.
 
''Edi ti ke të drejtë që i mbron se policia do të jetë në shërbim të popullit të shkretë, e ëkshtu duhet të jetë, por ama të jesh i sigurt se janë super hajduta''
,-shkruan komentuesi.
 
''Kur të vish ndonjëherë nga Treviso provo t'u japësh lekë, po vetëm mos thuaj pastaj pse më arrestuan. Respekte'',
-përgjigjet Rama.

statusi
 
Kryeministri Rama është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku jo rrallë herë, replikon me ndjekësit e tij. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com