Emigranti shqiptar në Gjermani
shpallet kampion bote në kickbox

Emigranti shqiptar në Gjermani<br />shpallet kampion bote në kickbox
Sportistët janë ambasadorët më të mirë të një vendi dhe pikërisht, ky i fundit bën që për Shqipërinë të flitet edhe në Gjermani, aty ku mijëra shqiptarë kanë udhëtuar muajt e fundit për të kërkuar azil.
 
Historia e emigrantit shqiptar Alban Dorzi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, pasi arriti që të shpallet kampion bote për amatorë në versionin ISKA në sportin e Kickboxit.
 
24-vjeçari deklaron se nuk ka pasur asnjëherë ftesë nga Shqipëria dhe për pasojë ka zgjedhur të vazhdojë karrierën dhe ëndërrë e tij në Gjermani, por lë të hapur derën nëse do të ketë një ‘trokitje’ kuqezi.
 
“Jam shpallur 4 herë kampion i Gjermanisë dhe kampion bote për amatorë dhe pastaj kam kaluar profesionist. Jam kampion i Gjermanisë dhe së fundmi u shpalla edhe kampion Europe. Ëndrra ime është të shpallem kampion bote”shprehet ai. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë