Nevila kishte ardhur nga Toronto në protestën e zhvilluar sot para Kryeministrisë.

Gjatë fjalës së saj para të pranishmëve, ajo tha se emigrimi po i ndan familjet shqiptare.

Duke folur për jetën e saj, ajo tha se s’do ja falte kurrë vetes që nuk arriti të shihte të atin e saj, para se të ndërronte jetë.

“Të gjitha nacionalitetet më thonë jemi ‘proud to be albanians’. Një gjë nuk ia fal dot vetes, nuk munda të isha dot kur babai im mbylli sytë. Emigrimi na ndau me njerëzit tanë. Fëmijët tanë flasin prej Ëhatsapp-it me gjyshërit. Dhe këtë na e bëri politika jonë 36-vjeçare, që na ndoqi dhe tani po na shet pronat. Do na lënë pa një copë varr. Shqipërinë po e shet Edi Rama, tradhtari. Ai është udhëheqësi më tradhtar që kombi shqiptar ka parë", tha mes të tjerash protestuesja.


Lajmi kryesor:

Qytetarët 26 ditë në protestë te kryeministria, rilexohen kërkesat drejtuar Ramës e qeverisë nga Goxhaj! Nis marshimi nëpër Tiranë