Emigrimi në SHBA, kush janë 12 personat e shpallur në kërkim

Report TV zbulon emrat e 12 personave të shpallur në kërkim si pjesë e skemës për falsifikimin e dokumenteve dhe që kishin krijuar një grup kriminal. Përveç 39 personave të arrestuar në kërkim janë, Adriatik Çeka, Bashkim Sorra, Ilir Feçi, Përparim Kule, Skënder Koçi, Shkëlqim Koçi, Enxhi Koçi, Jorgo Shaho, Sajmur Hysenbelliu dhe dy bullgarët Borsilab Krimanov dhe Marin Vasilev.

Të 12 këta persona kanë pasur rol kyç në emigrimin e paligjshëm të shqiptarëve drejt SHBA-së dhe Kanadasë. Në dosjen e gjykatës të siguruar nga Report TV janë zbuluar edhe disa nga rastet e emigrimit të paligjshëm. Janë 11 persona për të cilët është dokumentuar emigrimi i paligjshëm. Ata janë shqiptarë nga Laçi, Tirana, Shkodra, Lushnja, Durrësi, Malësi e Madhe dhe Tropojë.

Por si funksiononte skema. Çifiti nga Tirana Olsi dhe Liri Muçolarri bënin falsifikimin e dokumenteve në një laborator te Kodra e Diellit. Më pas shqiptarët përgatiteshin për tu larguar nga Shqipëria. Report TV ka zbuluar edhe një rast të emigrimit të paligjshëm. Luan Qyrku së bashku me bashkëpunëtorët kundrejt pagesës prej 25-30 mijë dollar ka nisur 4 shqiptarë drejt SHBA-së.

Skema si eshte bere trafikimi i shqiptareve drejt SHBA

4 emigrantët e paligjshëm janë larguar nga Qafë-Thana me makinën e Genci Osmanajt dhe Luigj Shtinja. Emigranti A.L ka kaluar pikën kufitare të Qafë-Thanës pa u regjistruar pasi nga polici kufitar, pasi ishte deportuar nga Anglia. Shqiptarët kanë shkuar në Bullgari dhe më pas në Belgjikë.

Nga Belgjika 4 emigrantët shqiptarë kanë ikur për në Republikën Domenikane. Ata janë shoqëruar nga Përparim Kule dhe ky i fundit i ka lënë në një banesë dhe është rikthyer në Belgjikë. Në Republikën Domenikane shqiptarët janë marrë përsipër nga Bullgari Marin Vasilev, ku dy shqiptarë janë nisur për në SHBA me dokumente të falsifikuara, ndërsa dy të tjerë janë kthyer mbrapsht.

Por si funksiononte skema. Çifiti nga Tirana Olsi dhe Liri Muçolarri bënin falsifikimin e dokumenteve në një laborator te Kodra e Diellit. Më pas shqiptarët përgatiteshin për tu larguar nga Shqipëria. Report TV ka zbuluar edhe një rast të emigrimit të paligjshëm. Luan Qyrku së bashku me bashkëpunëtorët kundrejt pagesës prej 25-30 mijë dollar ka nisur 4 shqiptarë drejt SHBA-së.

d.c./shqiptarja.coM

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase