Pavarësisht disfatës së 14 majit, Sali Berisha nuk bën hap prapa. Përvec kësaj, ftoi të gjithë deputetët që të bashkohen në një mbledhje për të diskutuar rreth të ardhmes së PD por përjashton Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn.
Sipas tij, ata të dy kanë lidhje me Edi Ramën dhe nuk pranon diskutime me ta.
“Me përjashtim të dy personave që kanë lidhje të tmerrshme me Edi Ramën, me të gjithë deputetët e tjera jam gati që të ketë çdo lloj debati, diskutimi, mirëkuptimi pa përjashtim, sepse ata në moment themelor mbështetën kandidatët e Primareve. De-facto mbështetën statutin e PD. Ky është investim i tyre, nuk ndodhi për Sali Berishën. Investuan në partinë që i përkasin, prandaj ndaj tyre PD është e hapur. Jo që s’bëj një hap mbrapa por bëj një hap para për t’i ftuar ata, Unë i ftoj ata që të diskutojmë dhe të bëjmë më të mirën për PD, opozitën dhe të ardhmen e vendit”, tha ai.
I pyetur nëse është i gatshëm që për hir të bashkimit me këtë pjesë të PD dhe të lëshojë diçka nga pushteti personal, Berisha u shpreh se partia funksionon sipas statutit dhe në bazë të tij do të ketë votëbesim pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 Majit.
“Gjithçka përcaktohet nga anëtarësia e partisë. Ne kemi statutin më demokratik që një parti mund të ketë sot. Unë i qëndroj me korrektesë statutit. Nuk ndërtohet partia në bazë të dëshirave, por në bazë të rregullave”, deklaroi Berisha.
Lajmi kryesor:
'Lajthit' Berisha: Më 14 maj votuan fëmijë në moshën 10-vjeçare! Nuk bëj hap prapa, përveç Bashës dhe Alibeajt, ftoj të gjithë deputetët të diskutojmë të ardhmen e PD
A.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
27.2%
-
Keq
52.2%
-
Nuk e di
20.6%
Vota total: 136
Lajme të tjera
-
'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'
25 Prill, 13:10
-
Bleu vota për të bijën kandidate e ‘Bashkë Fitojmë’ në Vorë, SPAK dërgon për gjykim ish-kryeplakun e Bërxullës
25 Prill, 11:05
-
Edison Ypi: Hidhu Doktor
24 Prill, 12:51
-
Lufta poshtë brezit për dominimin e opozitës
23 Prill, 22:08
-
Carlo Bollino: Gazetaria 'prit e qep', kur qëllimet e Report të RAI3 dhe të Berishës koinçidojnë
23 Prill, 21:00
-
‘Prokuroria, gjykatat ishin të korruptuara’, Ngjela: SPAK arritje e madhe! Meta sulmon Dumanin se kërkon mbrojtje publike, ka humbur ekuilibrin
23 Prill, 19:49
-
Avokat Beqiri: Berisha po lobon për të hequr arrestin, pazaret bëhen në Milano! Në dispozicion 1 miliardë dollarë! I përfshirë edhe Meta
23 Prill, 18:27
-
Sali Berisha theu arrestin, avokat Beqiri: Shkelje e pastër e ligjit, SPAK duhet ta çonte në burg, pse nuk veproi?
23 Prill, 17:48
-
'Partizani', raporti i DASH rrëzon pretendimet e Berishës: S'ka të arrestuar politik! Ish-kryeministri po hetohet për korrupsion! Dhëndri i tij fitoi 5 milionë dollarë
22 Prill, 21:00
-
DASH raport për Shqipërinë: Probleme në pavarësinë e gjyqësorit! 'S'ka arrestime politike'! 'Syri' spiunoi gazetarët e vet për të siguruar nëse respektonin linjën politike të pronarëve
22 Prill, 20:21
-
Distanca 'higjenike' Berisha-Meta
22 Prill, 20:11
-
Ylli Pata: Zgjedhjet që nxorën jashtë loje 'dyshen legjendare'
22 Prill, 20:00