TIRANË – Gjykata e Tiranës lë të lirë, Emiljano Shullazin, një prej emrave më me zë të botës së krimit në Shqipëri.
Trupi gjykues ka deklaruar se Shullazi është i pafajshëm lidhur me akuzat e bëra një vit më parë nga Prokuroria për armëmbajtje pa leje.
Në pretencën e dhënë pak ditë më pare, Prokuroria kërkoi 4 vite burg për Shullazin si dhe 1.6 vite burg për mikun e tij, Gilmano Dano. Ky i fundit u dënua sot nga Gjykata me 12 muaj burg.
33-vjeçari Emiljano Shullazi u arrestua më 8 nëntor 2011 bashkë me mikun e tij Gilmando Dani, në afërsi të banesës së tij , pranë 21 dhjetorit në Tiranë teksa lëvizte me një makinë që ishte regjistruar në emër të Kuvendit.
Në momentin e arrestimit blutë gjetën në trupat e tyre një pistoletë të veçantë tip Glock tip 17 dhe në kroskotin e makinës janë gjetur disa maska si dhe armë e municione luftarake pa leje.
Emiljano Shullazi është arrestuar disa herë nga policia, ndërsa ka vuajtur dënim me burg për trafik droge. Ai është arrestuar edhe gjatë zgjedhjeve vendore të 8 majit, pasi u përfshi në një incident elektoral në Farkë të Tiranës, por më pas gjykata e la të lirë atë.
Pak kohë më parë policia arrestoi një tjetër mik të Emiliano Shullazit. Ervin Ferhati u arrestua më 10 prill nga policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Interpol – Romës. Ferhati akuzohet nga drejtësia italiane për veprat penale “Pastrim Parash”, “Trafik Narkotikësh” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com