Samiti i Diasporës çel sot punimet treditore në Tiranë, duke mbledhur përfaqësues të diasporës shqiptare, institucioneve shtetërore dhe ekspertë nga vende të ndryshme të botës.

Modelja e mirënjohur, Emina Cunmulaj, anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës dhe përfaqësuese dinjitoze e vlerave shqiptare në botë, i bashkohet Samitit IV të Diasporës në Tiranë, ndërsa përcolli edhe një mesazh përshëndetës për bashkatdhetarët.

“Mirë se keni ardhur në Tiranën e bukur, mirë se keni ardhur në mëmëdhe. Shihemi edhe për një  bashkëpunim të bukur për Samitin e IV të Diasporës. Ju mirëpresim”, thotë ajo.


Lajmi kryesor:

Nis edicioni i 4-t i Samitit të Diasporës në Teatrin e Operas dhe Baletit, Presidenti Begaj: Shqiptaria, një zemër që rreh kudo ku ka shqiptar