Pas shumë udhëtimeve rreth e qark nëpër pasarelat e botës, modelja shqiptare ka pasur si destinacion të radhës trojet shqiptare. Bukuroshja
Emina Cunmulaj, përmes rrjeteve sociale “Facebook” dhe Instagram” më herët pati njoftuar të gjithë fansat e saj se ajo do të nis një tur disa ditorë në Malin e Zi. “Next stop ... #Montenegro (Ndalesae radhës, Mali i Zi)”, ka shkruar top modelja 29-vjeçare në “Instagram”, duke mos dhënë detaje rreth udhëtimit.
Së fundmi, Emina qëndroi përreth një javë në qytetin spanjoll të Barcelonës, për të promovuar veshjet e kompanisë franceze “Defend Coexist”. Emina ka lindur në Nju-Jork nga prindër shqiptar të Malit të Zi, ndërsa kjo nuk është hera e parë që e viziton vendlindjen e prindërve të saj. Kohë më parë kishte ndeklaruar se njëri ndër vendet e preferuara të saj ishin trojet shqiptare, duke premtuarqë do të vinte sa herë ti mungonte ajo pjesë e fëmijërisisë së saj.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)