Emir Kurtishi: 248 vjet që nga 4 Korriku i vitit 1776

Emir Kurtishi: 248 vjet që nga 4 Korriku i vitit 1776

Tablo e Etërve Themelues të Shteteve të Bashkuara

SHBA-ja është një ndër shtetet e rralla në botë që funksionon mbi vlerat judeo-kristiano-islamike dhe kjo jo krejt rastësisht, por, për shkak se këto tri fe, njihen si fe qiellore apo Abrahamike dhe kanë të njëjtin Zot.

Në momentin e formimit të shtetit të ri, pjesë e tij kanë qenë qindra apo mijëra myslimanë të ardhur nga zonat e Afrikës ku kishte lulëzuar islami, të importuar si skllevër. Këtë e pohon edhe Shefi i Divizionit të Dorëshkrimeve në Bibliotekën e Kongresit të SHBA-së.

Etërit themelues të Kushtetutës së SHBA-së, në hartimin e tekstit kushtetues, janë mbështetur në mendimtarë të ndryshëm, ndër to edhe tek filozofi Xhon Loku. Andaj, Thomas Xhefersoni, autori kryesor i Deklaratës së Pavarësisë, i ka përdorur termet: "jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë", të cilët u morën drejtpërdrejt nga "Traktati i Dytë i Qeverisë Civile" të Xhon Lokut, sipas një dokumenti krahasues fetar të shkruar nga dijetar Zulfiqar Ali Shah.

Supozohet se edhe Loku ka marr shumë ide nga islami, me çka edhe shpeshherë është akuzuar se ka qenë mysliman, sepse së bashku me Thomas Xhefersonin zotëronin nga një kopje të Kur'anit (Xhefersoni ka qenë presidenti i parë që organizoi iftar gjatë Ramazanit në Shtëpinë e Bardhë dhe ndërsa bënte fushatë për lirinë fetare në Virxhinia, ai kërkoi që njerëzit t'i njihnin të drejtat fetare të muhamedanëve, hebrenjve dhe të paganëve).

Si rezultat i kësaj, trembëdhjetë  vjet më vonë, u hartua Kushtetuta e SHBA-së dhe dy vjet më vonë, nën ndikimin e ideve të Islamit, u miratua edhe Bill of Rights (Ligji i të Drejtave).

Sipas Shefit të Divizionit të Dorëshkrimeve në Bibliotekën e Kongresit, Xhejms H. Huston, konfirmon se etërit themelues të këtij kombi e përfshin islamin në mënyrë eksplicite në vizionin e tyre për të ardhmen e Republikës. Dhe kjo veçanërisht reflektohet në Amendamentin e Parë të Kushtetutës së SHBA-së, i cili e mbron ushtrimin e lirë të fesë dhe e ndalon Kongresin të themelojnë fe kombëtare.

Duke u bazuar edhe në perspektivën islame, ekzistojnë pikëpamje se libri i shenjtë islam ka reflektuar edhe në organizimin e shtetit të ri, me atë që, sipas standardeve islame,  në një shtet duhen plotësuar dy kushte themelore: së pari, procesi politik duhet të bazohet në "zgjedhje" ose në bej'ah dhe, së dyti, procesi zgjedhor dhe qeverisës duhet të bazohet në "diskutimin e gjerë" ose shura. Pra, ideja e lirisë fetare që është cekur në vazhdimësi nga Xhefersoni dhe shura (marrja e vendimeve me konsensus), së bashku me të drejtat e tjera juridike (liritë dhe të drejtat e njeriut), shumë mendimtarë evropian, ndajnë mendimin e tyre se në kohën e revolucionit amerikan, shumë parime të Kartës Kushtetuese të Medinës, kanë gjetur vend në Kushtetutën e SHBA-së. Së këndejmi, edhe Deklarata e Përgjithshme e të Drejtës së Revolucionit që e përpiloi Xhefersoni, ka frymëzuar popuj të shtypur në të gjithë botën për më shumë se 200 vjet:

"Ne mendojmë se këto të vërteta janë të vetëkuptueshme: Se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë; se ata janë pajisur nga Krijuesi me disa të drejta të patjetërsueshme, e midis tyre janë e drejta e jetës, e lirisë dhe kërkimi i lumturisë; se, për sigurimin e këtyre të drejtave, janë krijuar nga njerëzit qeveritë, që e marrin pushtetin nga konsensusi i të qeverisurve; se sa herë një formë qeverisjeje priret të mohojë këto të vërteta, është e drejta e popullit ta ndryshojë ose ta shkatërrojë atë dhe të ngrejë një qeveri të re."

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë