Emiratet e Bashkuara dhurojnë 15 milionë dollarë ndihmë për kampin e refugjatëve palestinezë në Izrael

Emiratet e Bashkuara dhurojnë 15 milionë dollarë ndihmë për kampin e refugjatëve palestinezë në Izrael

Pamje nga Kampi Jenin

Emiratet e Bashkuara Arabe janë zotuar të japin 15 milionë dollarë ndihmë për rindërtimin e kampit të refugjatëve në Jenin të Bregut Perëndimor.

Kampi u dëmtua rëndë gjatë një operacioni të madh ushtarak nga Izraeli, i cili ishte më intensivi në gati njëzet vjet.

Ofensiva kishte në shënjestër militantët palestinezë pas një serie sulmesh ndaj izraelitëve, që rezultuan në zhvendosjen e mijëra individëve.

Dymbëdhjetë palestinezë dhe një ushtar izraelit humbën jetën gjatë konfliktit.

Emiratet e Bashkuara Arabe do t'i ndajnë fondet për UNRWA ,Agjencinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët e Palestinës, me qëllim rindërtimin e shtëpive dhe bizneseve në kamp, si dhe mbështetjen e shërbimeve të agjencisë.

Agjencia UNRWA është përballur me sfida financiare kohët e fundit, duke luftuar për të siguruar fondet e nevojshme për operacionet e saj të vazhdueshme që ndihmojnë miliona njerëz në Lindjen e Mesme.

Gjatë operacionit të fundit ushtarak izraelit në Jenin, rrugët u pastruan me forcë nga buldozerët për t'i hapur rrugë numrit të madh të ushtarëve që shkuan atje.

Zona, e cila ka popullsi të dendur, me afërsisht 24,000 banorë, u la pas me rrugë të shkatërruara, grumbuj asfalti të thyer, dhe gurë të shpërndarë përreth. Makinat u dëmtuan rëndë dhe disa u përmbysën e u dogjën.

Gjatë një konference donatorësh muajin e kaluar, UNRWA nuk arriti objektivin e saj për mbledhjen e fondeve prej 300 milionë dollarësh, të cilin e konsideroi të nevojshme për të vazhduar ndihmën e palestinezëve. Vetëm 107 milionë dollarë u ndanë nga vendet donatore.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara kishte paralajmëruar më parë se agjencia ishte në prag të kolapsit financiar.

Izraeli nisi pushtimin e kampit, i cili prej kohësh njihet si një bastion i militantëve palestinezë, me qëllim shkatërrimin dhe konfiskimin e armëve. Operacioni përfshinte sulme ajrore dhe vendosjen e qindra trupave ushtarake./REL

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë