Emirjana Sako takim me qytetarët: Rindërtimi ka qenë sfida më e madhe e Durrësit

Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako ka vijuar takimet me qytetarët e Durrësit. Pas takimit në rajonin 1, Sako u ndal duke biseduar me qytetarë në rajonin 2, të cilëve u tha se Rindërtimi ka qenë sfida më e vështirë për qytetin e Durrësit.

“Rindërtimi ka qenë sfida më e madhe që ka kaluar bashkia e Durrësit në këto 3 vite së bashku me pandeminë, por të gjithë së bashku ne ia dolëm ti menaxhojmë ato”, tha Sako.

Kryebashkiakja Sako është shprehur para banorëve se në këtë zonë është kryer rehabilitimi i pallateve me sistem termoizolimi, së bashku edhe me investime të tjera në infrastrukturën rrugore dhe arsimore.

Duke folur për projektit e stadiumit të ri, kryebashkiakja Sako tha se ai nuk është një projekt që krijon thjesht një ndërtesë me karakter sportiv, por qendra e re e stadiumit do ti japi një dimension të ri qytetit duke e kthyer atë në një pol të rëndësishëm sportiv, ekonomik dhe social.

Kryetarja e bashkisë Emiriana Sako ka thënë gjithashtu se Durrësi ka mbështetjen e madhe të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë për shumë projekte të rëndësishme që kanë nisur të zbatohen si dhe të tjerë që janë në pritje. Investime të rëndësishme janë kryer edhe në godinat arsimore, ku për rajonin 2 kanë përfituar shkolla Hajdar Dushi, shkolla e re Shaqe Mazreku, shkolla Eftali Koçi, e cila po rindërtohet, si dhe rikonstruksioni i kopshteve 7 Marsi, 1 Qershori dhe Met Hasa.


Lajmi kryesor:

‘Vendoret’/ Kandidatët e forcave politike në terren! Kodheli: Kthejmë llogaridhënien në bashki! Sako: Ja projektet për zhvillimin e Durrësit


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë