Ish-ministrja e Jashtme e Italisë, Emma Bonino, një personazh i dashur dhe për shqiptarët ka shokuar dëgjuesit italianë kur tha live se ishte me kancer në mushëkri.
Në një intervistë për Radion Radikal, Bonino tha se për 6 muaj ajo do t’i nënshtrohet kimioterapisë intensive.
““Kontrollet mjekësore treguan praninë e një tumori në mushkëri. Kjo është një formë e lokalizuar dhe asimptomatike, por që përsëri do një trajtim me kimioterapi që do të zgjasë të paktën 6 muaj. Unë do të reduktoj aktivitetet e mia për këtë arsye, iu kërkoj të respektoni këtë situatë. Unë shpresoj që dashurinë ndaj meje ta vazhdoni dhe për partinë”, tha Bonino gjatë intervistës.
Emri i Emma Bonino është rikthyer sërish në mediat italiane dhe në koridoret e politikës, ndërsa përflitet si kandidatja kryesore për presidente, pas njoftimit të Napolitanos për dorëheqje.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com