Emma Watson bëhet vajzë “e keqe”

Ka ardhur momenti për aktoren Emma Watson që të lërë imazhin e vajzës së "mirë" për tu bërë një vajzë “e keqe”.

I tillë është roli më i ri i aktores angleze në filmin “The Bling Ring”.

emma watson

Ky film është një dramë e ndërthurur me krimin, bazuar në histori të vërteta, ku Emma ka rolin kryesor, atë të lideres së një grupi kriminal.

Bëhet fjalë për banda të cilat në vitin 2009 kanë kryer një seri vjedhjesh përfshirë dhe shtëpitë e yjeve të njohura si Paris Hilton dhe Lindsay Lohan.

emma watson

22 vjeçarja bukuroshe do të shfaqet provokuese në këtë projekt të ri, duke hequr petkun e vajzës së “mirë”, sipas rolit në filmin e fantazisë Harry Poter.

Në foton e postuar shikojmë një Emma të veshur me një xhaketë të bardhë të hapur, poshtë së cilës bien në sy reçipetat e zeza.

emma watson

Kështu kanë rënë në sy format e tonifikuara të aktores dhe modeles elegante.

(b.t/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë