Është përfolur në mediat e huaja roli i supozuar i aktores Emma Watson në filmin “50 Shades Of Grey”, të bazuar në romanin e famshëm me po të njëjtin titull.
Por këtë gjë e ka mohuar vetë Emma duke shkruar një postim në rrjetin social Twitter ku thotë se nuk do të jetë ajo që do të luajë rolin e Anastasia Steele, vajzës e cila e shikon dashurinë si një marrëdhënie interesi dhe është e dhënë pas parasë së të pasurit Chrisitan Grey.

Aktorja bukuroshe këtë periudhë është angazhuar në rolin e saj më të ri në filmin “The Bling Ring”, i cili është një dramë kriminale e bazuar në një histori të vërtetë vjedhjesh, përfshirë dhe grabitjet në shtëpitë e yjeve të njohura të ekranit si Paris Hilton.

Ajo në këtë rol do të vijë ndryshe nga imazhi i vajzës së mirë që kemi parë në filmin e njohur Harry Poter, pasi do të ketë rolin kryesor të lideres së një bande kriminale.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com