KINË- Emocion drithërues, lot gëzimi dhe një mall i grumbulluar prej 58 vitesh “shpërtheu” në përqafimin e ribashkimit babë e bir.
Videoja e ribashkimit, ku djali vrapon dhe më pas si një fëmijë i vogël ulet në gjunjë dhe shijon përqafimin e munguar e të atit, po bën xhiron e botës.
Historia e dhimbshme, ka nisur në një provincë të Kinës, Shandong, në vitin 1963, kur Luo i cili tashmë është 90 vjeç humbi djalin e tij nga sytë për një moment, i cili zgjati 58 vjet.
Fu që tani është 60 vjeç, mendohet se është rrëmbyer nga trafikantë por fatmirësisht gjerat shkuan mirë për të dhe u birësua nga një familja në Shangai.
Luo dhe familja e tij dëshpërimisht për vite ma radhë, janë munduar të gjejnë djalin, por vetëm në vitin 2015, një dritë ndriti në fund të tunelit, për këtë histori.
Departamenti i Sigurisë Publike filloi një hetim të veçantë për incidentin dhe përdori teknikat e testimit të ADN-së. ADN-ja e babait dhe djalit u gjet dhe më 8 qershor, të dy burrat u bashkuan pasi u ndanë për gati 58 vjet.
Çdo histori ka një fund të mirë, vetëm se koha e “fundit” është relative. Për Luon dhe Fu fundi i lumtur erdhi pas 58 vitesh.