‘Emocione të jashtëzakonshme në stadiumin Fadil Vokrri’, Meta feston fitoren e Kosovës në Prishtinë

‘Emocione të jashtëzakonshme në stadiumin Fadil Vokrri’, Meta feston fitoren e Kosovës në Prishtinë

Edhe pse të hënën do të jetë para komisionit hetimor për shkarkimin e tij, presidenti i republikës së Shqipërisë Ilir Meta sot ka qenë në Prishtinë ku ka përjetuar nga afër emocionet e sfidës kualifikuese të Europianit mes Kosovës dhe Çekisë, e cila ka përfunduar me shifrat 2-1 në favor të ‘dardanëve’.

Gëzimin për këtë fitore të skuadrës së drejtuar nga Shaland, kreu i shtetit shqiptar, e ka ndarë në rrjetet sociale ku ka shkruar:

“Emocione të jashtëzakonshme përjetova sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, kur Dardanët përmbysën rezultatin duke shënuar një fitore historike ndaj Çekisë!
Edhe pse pa pesë titullarë, ata treguan se shpirti i ekipit është gjithçka për Fitore!Urime edhe tifozëve të pamposhtur!”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 07/09/2019 20:33

    E zehnte tuneli Ne kthim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë