Kur varianti Delta po 'pushton' vendet e Evropës me rastet që rriten dita-ditës, në të gjitha shkollat e Evropës duket se fëmijët po i rikthehen klasave përmes entuziazmit por edhe frikës.
Këtë e ka konfirmuar edhe një studim i kryer nga një edukator anglez, Richard Sheriff sjell në vëmendje një grup 11-vjeçarësh energjikë për të filluar mësimin e tyre në bankat e shkollës. Fëmijët u panë teksa gjenin klasat, vraponin nëpër korridore si dhe duke ngrënë në mensë.
"Ritualet e njohura që u kthyen në formë jetese ishin prekës, veçanërisht pas periudhës prej një viti e gjysmë nga COVID19", u shpreh Sheriff.
Por përpos ekzaltimit të madh për rikthimin në normalitet, kjo ndjenjë shoqërohet me frikë.
Fillimi i vitit shkollor vjen me shifra të frikshme të variantit Delta dhe ende nuk është konfirmuar nga specialistët nëse fëmijët do të duhet ta bëjnë apo jo vaksinën anti COVID.












Komente
Komento