Emocionuese, babai dhe njerku
shoqërojnë sëbashku vajzën në alta

Emocionuese, babai dhe njerku<br />shoqërojnë sëbashku vajzën në alta
Dasma e një 23-vjeccareje nga Ohio do të mbetet padyshim më emocionuesja, e cila preku zemrat jo vetëm të dasmorëve, por edhe të miliona njerëzve në mbarë botën.
 
Brittany Peck, e cila jetonte me nënën dhe njerkun, në ditën më të rëndësishme të saj, nuk dinte se cili duhet ta shoqëronte atë në altar, babai apo njerku.
 
Dy javë para dasmës, ajo i telefonoi të atit dhe me lot në sy i foli për brengën që kishte në zemër. Që nga ai moment i ati,Todd Bachman vendosi që ta bënte të bijën vajzën më të lumtur në ditën e saj më të rëndësishme.
 
“ Ajo më telefonoi dhe më tha: baba, diçka po më shqetëson”. Unë i thash se kisha planifikuar diçka. Ajo ishte shumë e mërzitur dhe kjo ishte gjëja e fundit që unë doja për të”, rrëfen ai.
 
Në ditën e dasmës, teksa babai po shoqëronte papritur të bijën në altar, ndalon papritur.
 
“ Njerëzit ishin konfuz, kur ai u ndal papritur”, shkruan fotografja Delia, në facebook. “Ai u drejtua për nga njerku i vajzës. E kapi atë për dore dhe e tërhoqi drejt altarit për të shoqëruar sëbashku vajzën”, shkruan ajo.

babai dhe njerku
 
Ky moment ishte shumë emocionues për njerkun Todd Cendroskyn i cili është fotografuar me lot në sy. Babai dhe njerku, e shoqëruan sëbashku nusen drejt altarit. 
 
“Të gjithë ishin të habitur, dhe po qanin. Edhe unë po qaja”, tha fotografja.

Që në momentin kur fotot e dasmës, ku nusja është e përqafuar me babain dhe njerkun u shpërndanw nga fotografja në facebook të shtunën, një ditë pas dasmës, albumi është klikuar mbi 1.1 milionë herë dhe me miliona komente ku njerëzit admirojnë veprimin e babait të vajzës.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid