Emocionuese, babë e bijë pilotë drejtojnë avionin së bashku për herë të parë

Emocionuese, babë e bijë pilotë drejtojnë avionin së bashku për herë të parë

Brian dhe Becky Morgan

Becky Morgan e rritur në Colchester është vajza e një piloti, i cili i ka kushtuar gjithë jetën këtij profesioni. E frymëzuar nga puna e të atit, ajo zgjodhi të ndiqte hapat e tij dhe së fundmi ata përjetuan emocionet e fluturimit të parë së bashku.

Brian dhe Becky Morgan, nga Colchester, të cilët punojnë për linjën ajrore Jet2.com, përmbushën ëndrrën e tyre për të drejtuar së bashku avionin, në një fluturim nga Londra Stansted në Tenerife.

Kapiteni Morgan ka qenë shembull frymëzimi për vajzën e tij, e cila së fundmi përfundoi skemën e pilotimit të linjës ajrore dhe iu bashkua kompanisë si oficere e dytë.

Sakaq, ata u ngjitën së bashku në bordin e avionit dhe realizuan fluturimin, i cili ndryshe nga ato të zakonshmet do të mbahet mënd gjatë në kujtesën e tyre.

“Ishte një ditë e rëndësishme”, tha kapiteni, teksa tregonte momentin padyshim më emocionues të karrierës së tij të gjatë.

Ndërsa të dy shpresojnë të fluturojnë sërish bashkë.

“Do të ishte fantastike të rikrijonim këtë kujtim dhe të ngriheshim sërish në qiell së bashku jo vetëm si baba e bijë, por edhe si kolegë”, tha Morgan.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë