Ky është momenti më emocionues ku një foshnjë gjermane ndau ëmbëlsirën e saj me një vogëlushe siriane, e cila sapo kishte ardhur si refugjate në Gjermani. Kjo video dhe këto foto emocionuese kanë bërë xhiron e botës jo vetëm në rrjetet sociale por edhe në televizionin publik të Gjermanisë. Vogëlushja ka ardhur në gjermani me prindërit e saj si të gjithë emigrantët e tjerë për një jetë më të mirë larg vendit të luftës.
 
Tabloidi britanik “Daily Mail” raporton se gjatë kësaj fundjave në Mynih dhe në Berlin refugjatët kanë qenë të mirëpritur me me brohoritje, ushqime dhe me veshëmbathje. Raportohet se këtë fundjavë kanë hyrë rreth 10 mijë refugjatë ku janë mirëpritur nga shtetasit gjermanë.
 
"Ky moment i ëmbël ... Një vajzë e re gjermane dhe një refugjat i ri i sapo ardhur," këto ishin fjalët të cilat shoqëronin këtë video të publikuar nga gazetarja Cassandra VINOGRAD.
 
Deri më tani Gjermania ka marrë në numrin më të madh të azilkërkuesve. Vetë kancelarja gjermane Angela Merkel i ka bërë thirrje vendeve të BE që të mirëpresin refugjatët duke treguar solidaritet për njerëzit në nevojë. Gjermania vetëm gjatë 2015 ka pritur rreth 800 mijë emigrantë, ndërsa sipas ekspertëve gjermanë kjo shifër pritet që të tejkalohet.

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)