Në prag të ndeshjes së kombëtares shqiptare me Çekinë shqiptarët janë bërë bashkë në Pragë, ku shumë prej tyre do të ndjekin përballjen nga afër në stadium.

Report Tv sjell një video emocionuese të shqiptarëve që ishin bërë bashkë mbrëmjen e kaluar në qendër të Pragës, ku këndojnë këngën ‘Mora fjalë’ të Shkurte Fejzës.

“Ti këndoj, Ti këndoj Adem Jasharit, ti këndoj”, thonë shqiptarët në Pragë.

Kombëtarja shqiptare do të luajë sonte kundër Çekisë, që vlen për kualifikueset e Europianit. Çekia është kryesuese e grupit E me 7 pikë, 1 më shumë se Shqipëria, ndërsa tre dit pas sfidës në Pragë kuqezinjtë do të presin Poloninë në Tiranë dhe konkretisht në ‘Air Albania.”