Dy shqiptarë janë dënuar me nga 14 muaj burg secili në Mbretërinë e Bashkuar pasi u kapën në flagrancë brenda një ndërtese ku ishin kultivuar 423 bimë kanabis që arrinin vlerën 350 mijë paund.
Shqiptarët e identifikuar si Denis Xibraku, 24 vjeç dhe Halil Copani, 34 vjeç u kapën brenda shtëpisë së barit në Sutton Bridge më 21 shkurt të këtij viti.
Gjatë aksionit policor në godinë një nga shqiptarët u gjet i fshehur në çati, ndërsa tjetri në papafingo.
Sipas mediave të huaja, ata kanë pranuar veprimtarinë e tyre kriminale para togave të zeza.
Ndër të tjera, Copani ka dëshmuar se arsyeja e përfshirjes së tij në veprimtarinë kriminale ishte se i duhej të punonte për të paguar tarifën prej 25,000 £ për hyrjen ilegalisht në MB.