Emrat/ 43 krerët e drejtësisë së re që do marrin pensione të posaçme dhe 21 paga pas largimit nga detyra, ligji për privilegjet shkon në Kuvend

Krerët e drejtësisë së re do të përfitojnë pensione të veçanta shtetërore ashtu si krerët më të lartë të shtetit shqiptar, si dhe 21 paga pas largimit nga detyra. Kështu parashikon një projektligj që qeveria ka dërguar në Kuvend, duke ndryshuar ligjin e vitit 1996 për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit. Konkretisht, këto privilegje do t’i përfitojnë kreu i SPAK, Arben Kraja, kreu i KLP, Gent Ibrahimi, kreu i KLGJ, Naureda Llagami, krerët e organeve të Vetingut Albana Shtylla dhe Pamela Qirko, si dhe komisionerët publikë Darjel Sina dhe Florian Ballhysa.

Të lartpërmendurit përfshihen në grupin e parë dhe më të privilegjuar, ku bëjnë pjesë presidenti, kryeministri, kryetari i Kuvendit, kreu i KLSH etj. Funksionarët në këtë grup, pas largimit nga funksioni, marrin 3 paga mujore të funksionit dhe pas këtyre pagave marrin 50 për

qind të pagës referuese deri në 3 vite. Gjithashtu, pas mbushjes së moshës 55 vjeç ose para kësaj moshe, kur deklarohet invalid, marrin pension shtetëror suplementar 25 për qind e pagës referuese dhe 5 për qind më shumë për çdo vit shërbim mbi 2 vite pune.

Në grupin e dytë të përfituesve janë përfshirë drejtor i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, anëtarët e organeve të Vetingut, anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor si dhe anëtarët i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Funksionarët e grupit të dytë, pas largimit nga funksioni marrin 2 paga mujore dhe pas këtyre pagave marrin 50 për qind të pagës referuese, jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga detyra. Gjithashtu, përfitojnë pension shtetëror 20 për qind e pagës referuese dhe 5 për qind më shumë për çdo vit shërbim mbi këto 2 vjet shërbim.

Përfitojnë privilegje pas largimit nga detyra;

-Grupi i parë

1.         Kreu i SPAK, Arben Kraja

2.         Kreu i KLP, Gent Ibrahimi

3.         Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami,

4.         Kryetarja e KPA, Albana Shtylla

5.         Kryetarja e KPK, Pamela Qirko

6.         Komisioneri publik Darjel Sina

7.         Komisioneri publik Florian Ballhysa

-Grupi i dytë

1.         Ardian Hajdari, KPA (Veting)

2.         Ina Rama, KPA (Veting)

3.         Natasha Mulaj, KPA (Veting)

4.         Rezarta Schuetz, KPA (Veting)

5.         Luan Daci, KPA (Veting)

6.        Sokol Çomo, KPA (Veting)

7.         Genta Tafa (Bungo), KPK (Veting)

8.         Lulzim Hamitaj, KPK (Veting)

9.         Olsi Komici, KPK (Veting)

10.         Roland Ilia, KPK (Veting)

11.       Valbona Sanxhaktari, KPK (Veting)

12.       Suela Zhegu, KPK (Veting)

13.       Xhensila Pine, KPK (Veting)

14.       Alma Faskaj (Vokopola), KPK (Veting)

15.       Brunilda Bekteshi (Vasha), KPK (Veting)

16.       Etleda Çiftja, KPK (Veting)

17.       Firdes Shuli, KPK (Veting)

18.       Alfred Balla, Këshilli i Lartë i Prokurorisë

19.       Bujar Sheshi, Këshilli i Lartë i Prokurorisë

20.       Esmeralda Cami, Këshilli i Lartë i Prokurorisë

21.       Kostaq Beluri, Këshilli i Lartë i Prokurorisë

22.       Nurihan Seiti Metaj, Këshilli i Lartë i Prokurorisë

23.       Sander Beci, Këshilli i Lartë i Prokurorisë

24.       Tartar Bazaj, Këshilli i Lartë i Prokurorisë

25.       Vatë Staka, Këshilli i Lartë i Prokurorisë

26.       Maksim Qoku, Këshilli i Lartë i Gjyqësor

27.       Alban Toro, Këshilli i Lartë i Gjyqësor

28.       Brikena Ukperaj, Këshilli i Lartë i Gjyqësor

29.       Brunilda Kadi, Këshilli i Lartë i Gjyqësor

30.       Dritan Hallunaj, Këshilli i Lartë i Gjyqësor

31.       Erjon Muharremaj, Këshilli i Lartë i Gjyqësor

32.       Fatmira Luli, Këshilli i Lartë i Gjyqësor

33.       Ilir Toska, Këshilli i Lartë i Gjyqësor

34.       Marçela Shehu, Këshilli i Lartë i Gjyqësor

35.       Medi Bici, Këshilli i Lartë i Gjyqësor

36.       Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani

37.       Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi

(Kliko këtu për të lexuar Projektligji per pensionet suplementare)

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aurora: 15/12/2020 18:49

    Pse kaq shume padrejtesi kane bere qe po bien dakort per keto shperblime???

    Përgjigju
  • Drejtesi: 15/12/2020 18:06

    A ka shtet me te pasur se Shqiperia ne bote???. Paguaj me taksat e tua o popull keta hajduter qe vetem drejtesi nuk japin. Turp, pensionistit i mbyllet goja me 5000 leke per nje pule per vit te ri...

    Përgjigju
  • Mondi: 15/12/2020 17:53

    Per kontributin ne vjedhje dhe inteligjencen e jashtezakonshme duhet qe deri 7 breza ketyre tu behet edhe sex nga mbrapa se jane ndryshe nga te tjeter Nuk eshte zili por pa asnje merite gjith keto privilegje

    Përgjigju
  • Drejtesia: 15/12/2020 17:27

    Kto hajna boll qe marrin miliona nga korrupsioni , por edhe ti shperblesh per hajnine , ky eshte kulmi , as ne zimbabwe nuk ndodh keshtu.

    Përgjigju
    • Hajdutet me cimze: 15/12/2020 18:40

      Mendoj se jane sh te privilegjuar ne cdo aspekt sikur jane bijte e monarkeve kurse te tjeret te ndershem nuk marin si merite per punen e tyre asgje.keta lloj minimumi kane nje pasuri te jashtezakonshme te cilen nuk e justifikojme dot pavaresisht se kane kaluar gjija shkallet e pasurise.zero raste te shqyrtuara zero drejtesi, zero besim,zero drejtesi, keta jane vetem thjesht nevojtore dhe hajdute me cizme

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

 Bashkia e Vlorës zhvendos tregun e gjësë së gjallë, tregtarët bëjnë rezistencë: S’vjen njeri të blejë kaposhë në Nartë se është larg

Bashkia e Vlorës zhvendos tregun e gjësë së gjallë, tregtarët bëjnë rezistencë: S’vjen njeri të blejë kaposhë në Nartë se është larg