EMRAT/ Drogë me valixhe nga Rinasi drejt Stambollit, dy vëllezërit turq arrestohen në Tiranë, bashkëpunuan me ish efektivin e rrugores

EMRAT/ Drogë me valixhe nga Rinasi drejt Stambollit, dy vëllezërit turq arrestohen në Tiranë, bashkëpunuan me ish efektivin e rrugores

Ish oficeri, Florenc Bicerri

Policia shqiptare në bashkëpunim me policinë turke ka arrestuar në Tiranë, dy vëllezërit turq, Utku Kaya, 41 vjeç dhe Kabilay Kaya, 46 vjeç të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë në transportin e valixhes me 30 kg drogë nga Rinasi drejt Turqisë.

Dy vëllezërit turq që jetonin në Tiranë dyshohet se në bashkëpunim me ish efektivin e rrugores, Florenc Bicerri që u përjashtua përjetë nga policia, kanë  realizuar transportin e drogës nga Rinasi në Stamboll.

“Në vijim të veprimeve të përbashkëta hetimore, mes Policisë shqiptare dhe asaj turke, për zbardhjen e plotë të rastit të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, në tetor të këtij viti, nëpërmjet Rinasit, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë-Thanës, bënë ndalimin në PKK Qafë Thanë, të shtetasve:

- U. K., 41 vjeç, dhe K. K., 46 vjeç, me shtetësi turke, të dy banues në Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", kryer në bashkëpunim.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Efektivi i policisë rrugore, Florenc Bicerri u arrestua në Turqi pasi u kap me valixhen të mbushur me 30 kilogramë drogë. Në pranga së bashku me Bicerrin dhe Ardian Qiricin, në pranga ra edhe Kujtim Çeliku, një ish oficer ushtrie në Forcat ‘komando’ që kishte marrë pjesë edhe në mision paqeruajtëse në Irak dhe Afganistan.  

Autoritetet turke bënë me dije se tre persona ishin kapur me drogë në një parking. Pas këtij njoftimi, u bë me dije se oficeri i policisë rrugore, Florenc Bicerri kishte shkuar në Turqi që prej datës 5 tetor duke mos u paraqitur në punë pa asnjë lloj arsyetimi. Menjëherë pas publikimit të lajmi, drejtori i përgjithshëm i policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku përjashtoi përjetësisht 27 vjeçarin nga policia shqiptare.

B.V/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?