EMRAT/ Dy shqiptarë 'tallen' me sigurinë e burgut italian, arratisen në dy të mëngjesit

EMRAT/ Dy shqiptarë 'tallen' me sigurinë e burgut italian, arratisen në dy të mëngjesit

Ervis Markja dhe Adriatik Gega,  këta janë emrat e dy shqiptarëve, përkatësisht 29 dhe 26 vjeç, të cilët u arratisën nga burgu i Carinolas. Njëri prej tyre, është i njohur në kronikat lokale pasi që ai ishte autori i vjedhjeve edhe midis Sant'Agata dhe Dugenta,

Sipas rindërtimeve të skemës së arratisjes, të dy  janë larguar nga burgu  mes orës 1 dhe 2 të mëngjesit. Ata kanë sharruar hekurat e burgut dhe më pas janë larguar pa lënë gjurmë ndihmuar edhe nga një shi i madh që po binte. 

Adriatik Gega u arrestua në vitin 2012 në krahinën e Beneventos pasi akuzohej se ishte pjesë e një bande të specializuar për grabitje shtëpish. Ndërsa, Ervis Markja u arrestua në Janar 2016 së bashku me dy persona të tjerë pasi kishin sulmuar një makinë policie dhe kishin ofenduar punonjësin e policisë

Ndërkohë është dhënë alarmi maksimal në të gjithë rajonin për kapjen e tyre. Kontrolle të rrepta kryesisht në stacionet hekurudhure.




/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë!Kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë!Kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro