Është dhunuar për vdekje 89 vjeçari, Caush Shehaj i cili prej ditës së djeshme ndodhej në spitalin e Fierit ku po mjekohej pas godjteve që kishte marrë nga dy grabitësit Ervis Halimi 22 vjeç dhe Musa Gudo 28 vjeç, të cilët nën kërcënimin e automatikut, i kanë marrë një shumë parash brenda banesës së tij.

Asqeri Çela dhe Astrit Çela dy nipat e viktimës kanë dhënë detaje tronditëse sa i përket grabitjes së ndodhur, ku kanë bërë me dije se kjo nuk ishte hera e parë që i afërmi i tyre ishte grabitur. Sipas tyre, i ndjeri është grabitur edhe një herë tjetër ku grabitësit i kanë marrë çiften pasi nuk kanë mundur t’i gjejnë para.

Të afërmit, zbuluan se i moshuari, Caush Shehaj ishtedhunuar në mënyrë barbare nga dy grabitësit, Evis Halimi dhe Musa Gudo të cilët janë arrestuar nga policia. 

Policia ka proceduar penalisht edhe 16 vjeçarin F.Ç nën akuzën e ‘moskallëzimit të krimit’.  Ndërsa është sekuestruar edhe arma e zjarrit tip automatik me të cilën është kryer grabitja.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, "Plagosje e rëndë me dashje", “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe "Moskallëzimi i krimit".

Dy autorët

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:53
‘Pse vdiq Caushi? Joo’, fqinjët për viktimën që u rrah barbarisht: Mbante një kasafortë të Enver Hoxhës, po ku kishte lekë brenda ajo

Report Tv ka shkuar në shtëpinë e 89-vjeçarit, Caush Shehaj. Fqinjët e përshkruajnë viktimën si një njeri shumë të mirë, e ndërsa kanë treguar se mbante në shtëpi një kasafortë të para shumë vitve, ndonëse aty nuk kishte lekë.

“Pse vdiq Caushi? Joo? Burri më i mirë në fshat, ka qenë tregtar. E kanë vjedhur më parë dhe më parë”.

“Kanë tentuar ta vjedhur, këta 2 djemtë, kanë ardhur dhe dje dhe e kanë rrahur. Ata nga zona jonë janë, po kanë ikur në Fier me qira, e kishte kasafortën e Enverit dhe mendonin se kishte lekë, po ku kishte ajo”, tregojnë fqinjët.

Ora 10:44
U rrah për vdekje pasi u grabit, Report Tv sjell pamje nga shtëpia 89-vjeçarit në Mallakastër

 

Report Tv sjell pamje nga banesa e 89-vjeçari Çaush Shehajt që u grabit nga 2 të rinjtë, Ervis Halimi 22 vjeç dhe Musa Gudo 28 vjeç. Siç shihet nga pamjet, gjendja ekonomike e çiftit nuk ka qenë shumë e mirë. I moshuari jetonte me bashkëshorten e tij, e cila vuan nga skleroza.

 

Ora 10:19
U dhunua për vdekje, nipi i viktimës: Tentuan ta grabisnin dhe para një jave, të njëjtat persona

 

Nipi Asqeri Çela ka treguar se 89-vjeçari, Çaush Shehaj ishte grabitur dhe njëherë më parë para 1 jave, por nuk ishte marrë asnjë masë.

“E kam dajë, është rasti i dytë dhe është i njëjti person që ka bërë të njëjtë, ka vajtur policia, mori shenjat e gishtave, dhe nuk u bë gjë radhën e parë, i morën çifte, dhe e vranë. Jetonte me të shoqen, është i sëmurë, fëmijët janë si gjithë dynjaja të larguar. Duam drejtësi, shteti të vërë dorë”, tha ai.

Ora 10:15
Grabitja me vdekje në Mallakastër/ I afërmi i viktimës: E kanë vrarë në 2 të natës, e kanë masakruar, e kanë shëmtuar nga fytyra

 

Një i afërm i viktimës ka treguar detaje nga grabitja na Mallakastër. Ai tregon se 89-vjeçari ka rënë pre e grabitjes edhe një javë më parë, por autorët nuk morën asgjë. AI thotë se 2 autorët e kanë masakruar.

“Jetonte me gruan, kishte probleme me gruan, sepse ishte me sklerozë dhe jetonin bashkë në kushte jo shumë të favorshme. Ata jetonin vetëm, i kishin vajtur një javë përpara për t’i vjedhur, kjo ishte hera e dytë, policia nuk mori masa, punoi tërë jetën e tij dhe mblodhi 5 lekët dhe ato 5 lekë ia morën dhe dhunë. Ata mendonin për lekë të madh, po ai i kishte lekët në bankë, ka 4 fëmijë, 3 në Greqi dhe 1 në Francë. Jemi indinjuar, por shteti nëse ka shtet e ligje, të të vrasin në shtëpinë tende. E kanë vrarë në 2 të natës lakuriq, e kanë shëmtuar masakruar nga fytyra, e brinja, nuk i duket mishi fare”, tregon i afërmi.

Ora 10:01
U dhunua fizikisht nga dy personat që i grabitën shtëpinë, vdes në spital i moshuari në Fier (EMRI)

 

I moshuari, Caush Shehaj ka humbur jetën në sallën e reanimacionit në spitalin e Fierit, si pasojë e plagëve të marra nga dhuna që kanë ushtruar ndaj tij dy grabitësit, Ervis Halimi dhe Musa Gudo.

Lidhur me ngjarjen, policia procedoi penalisht edhe 16 vjeçarin F.Ç i cili akuzohet për ‘moskallëzim krimi’. Është sekuestruar edhe arma e krimit tip ‘automatik’ me të cilën dy të rinjtë kanë kërcënuar të moshuarin 89 vjeçar.