EMRAT/ Kapen me 65 kg marijuanë dhe 22 kg hashash çokollatë, arrestohen në Athinë 2 shqiptarët nga Tepelena

EMRAT/ Kapen me 65 kg marijuanë dhe 22 kg hashash çokollatë, arrestohen në Athinë 2 shqiptarët nga Tepelena

Policia greke ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë, të cilët janë kapur me një sasi të madhe droge. Ata u ndaluan në zonën e “Zografo” në Athinë, 38 vjecarin Majkëll Muça, nga Tepelena.

Atij i janë gjetur 150 pako që përmbanin 15 kg 230 gram hashash çokollatë. Hetimet e policisë zbuluan se ai i shiste ato për llogari të 25 vjecarit nga Patosi, Jonus Deliu. Menjëherë është ushtruar kontroll në një banesë në rrugën “Alekou Panagouli” nr.17 në “Zografo” ku banonin dy shqiptarët.

Brenda banesës janë gjetur dhe sekuestruar 70 pako me 7 kg 30 gram hashash çokollatë, 63 pako me 65 kg 387 gram marijuanë, 4 celularë dhe 200 euro. Është sekuestruar nga policia edhe 1 peshore elektronike. Në pranga është arritur të vendoset edhe 25 vjecari Deliu.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Mos e humbisni këtë të shtunë te Pazari i Ri, muzikë dhe atmosferë fantastike! Hyrja free

Mos e humbisni këtë të shtunë te Pazari i Ri, muzikë dhe atmosferë fantastike! Hyrja free