Rezoluta e përbashkët PS-PD për integrimin ia doli të arrijë konsensusin mes palëve duke bërë që të mbajnë të njëjtin qëndrim lidhur me procesin e anëtarësimit në BE.

Edhe pse opozita është shprehur për bllokim të negociatave për shkak të IBAR dhe mazhoranca ka kundërshtuar, një grup pune ia ka dalë të gjejë gjuhën për të hartuar rezolutën.

Rezoluta u  dakordësua pas negociatave dhe diskutimeve të një grupi pune me përfaqësi të barabartë, Erion Malaj dhe Romina Kuko nga PS si dhe Edmond Haxhinasto e Albana Vokshi nga PD, të ndihmuar dhe nga këshilltarë të grupit demokrat, Ilda Zhulali e staf të drejtorisë për Integrimin të vetë parlamentit, Holta Nika dhe Altin Fuga.


Lajmi kryesor:

Me 114 vota pro, PS e PD miratojnë rezolutën e përbashkët për integrimin! Bojkoton Berisha, abstenon Leskaj! Debat në sallë, opozita: Me Ballukun bllokuat procesin