Janë miratuar kandidaturat e ‘Rithemelimit’ për primaret që do të nxjerrin kandidatët për kryetarë bashkie në kuadër të zgjedhjeve lokale të 16 Majit.
Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi në një deklaratë për mediat bëri me dije se kryesia kishte miratuar kandidaturat për primaret që do të zhvillohen në 18 bashki të vendit.
Në total do të jenë 65 kandidatë të cilët do të garojnë për t’u konfirmuar si kandidatë të Rithemelimit në zgjedhjet për bashkitë.
Bashkia e Vaut të Dejës
Kolë Shaben
Zef Hila
Bashkia Pukë
Astrit Kuqi
Demir Hyseni
Ndue Suma
Rroka Dodaj
Bashkia Lezhë
Ergin Mataj
Kristian Gjidodaj
Maksim Kolaj
Pashk Gjoni
Pashk Ndoci
Salvador Kaçaj
Bashkia Mirditë
Aleksandër Lalaj
Albert Mlyshi
Artur Lazri
Gjon Ndoj
Martin Biba
Saimir Kola
Bashkia Kurbin
Alfred Daçi
Behar Haxhiu
Dalmion Dodaj
Edmond Shkoza
Gjergj Oroshi
Gjovalin Miri
Lindita Toma
Bashkia Dibër
Alketa Agolli
Besnik Alku
Fadil Begu
Ismail Uka
Margarita Markja
Përparim Noka
Bashkia Mat
Bukurosh Ballabani
Lindita Doda
Ymer Barçi
Nezir Rizvani
Skënder Gjuci
Bashkia Klos
Basir Çupa
Bedri Hoxha
Veri Kuka
Bashkia Pogradec
Oligert Muçllari
Zihni Tollozhina
Bashkia Devoll
Arben Miza
Elvis Hajdërlli
Vojsava Bregu
Xhensina Kapo
Bashkia Ura Vajgurore
Florian Muhametaj
Thoma Rumniçi
Gentjan Meçi
Bashkia Kuçovë
Brikena Koroveshi
Lefter Maliqi
Bashkia Poliçan
Behar Xhaferraj
Bashkia Skrapar
Besnik Osmeni
Eugen Mustafallari
Bashkia Fier
Albano Zhapaj
Artur Mahmutaj
Denisa Muçaj
Ermal Hamataj
Evdar Kodheli
Bashkia Kavajë
Eris Xhihani
Fisnik Qosja
Isa Sakja
Bashkia Vorë
Agim Subashi
Indrit Hoxha
Bashkia Rrogozhinë
Shkëlqim Hoxha
Shkëlqim Kalemi
Ndërkohë që ende nuk është qartësuar se cili grupim i partisë Demokratike do të regjistrohet nga KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të vitit 2023. Vetë kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi nuk dha një përgjigjie të caktuar kur u pyet nga gazetarët. nTakimet mes grupimit të ‘Rithemelimit’ dhe Alibeajt duket se nuk patën rezultatin e pritur, duke e lënë partinë Demokratike ende të përçarë.
Tre kandidatët për ‘primaret’ e Korçës kanë mbajtur një konferencë për shtyp për prezantim me bazën dhe simpatizantët. Në garën e primareve brenda PD-së janë konfirmuar si kandidatë: Ledina Alolli, dekane e fakultetit ekonomik në universitetin “Fan S. Noli”, Entela Dvorani, avokate dhe Gjergji Gjata, mjek.
Për kandidatët gara nuk ka të humbur, por vetëm të fituar. Ndërsa kanë folur dhe për vështirësitë që qytetarët e Korçës po kalojnë, që sipas tyre shkak është bërë keqqeverisja vendore. Asnjëri nga kandidatët në platformat e prezantuara, nuk foli për bashkimin e elektoratit të djathtë, i cili është përçarë pas shpalljes “Non Grada “të Sali Berishës.
Nuk dihet nëse kandidatët e primareve në Korçë, do të marrin mbështetjen e votuesve që mbështesin deputetët e grupit parlamentar të drejtuar nga deputeti Enkelejd Alibeaj.
Lefter Maliqi është kandidati i parë nga Partia e Lirisë që kandidon në primaret e Berishës për Bashkinë Kuçovë. Përmes një postimi, Maliqi shkruan se sfida e 14 majit është të fitojnë Bashkinë dhe t’ua kthejnë qytetarëve.
“Zyrtarisht kandidat në primare për Kryetar Bashkie në Kuçovë! Mirënjohje Kryetarit të Partisë së Lirisë Z. Ilir Meta për mbështetjen, Kryesisë së Partisë Demokratike dhe Doktor Berishës për miratimin e emrit. Ftoj demokratët, opozitën e bashkuar dhe simptizantët e saj më datë 04 Dhjetor në votim të lirë dhe demokratik. Sfida jonë e përbashkët është data 14 Maj; fitorja në Bashkinë Kuçovë. Kthimi i besimit dhe i shpresës për të ndryshuar Bashkinë, e cila i përket qytetarëve pa dallim politik dhe jo Kryetarit. Fitore:, shkruan Maliqi.
Turp per kete vemje hasanlepires!burr me te shkerdhyer so nena
PërgjigjuKa 30 vjet qe na kan lodh me ikyt shprehje edhe PD edhe PS tu thane tju kthejm Bashkine qytetareve ose tju kthejm qeverine Shqiptareve rrena ma è madhe e dy partive kurrkush nuk ju beson pallavra!
PërgjigjuTurp! Ky eshte nje Hajvan ordiner!!
Përgjigju