Operacioni Forca e Ligjit është ndalur së fundmi në Elbasan dhe në Peqin për kërkesat ndaj personazheve të dënuar për krime të rënda që të justifikojnë pasuritë e tyre.
Në Elbasan kërkesat iu janë nisur Mustafa dhe Dylaver Methasës, të dy të dënuar më parë për veprën "Vrasja me paramendim", si dhe Arsen Sallës, i dënuar për prodhim dhe shitje.
Ndërkohë që nga në Peqin letra u ka shkuar Ervis dhe Ardjan Çelës, të dënuar për "Rrëmbim ose mbajtje peng e personit”.
Njoftimi i plotë i policisë
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
M. M., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
D. M., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
A. S., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
E. Ç., banues në Peqin, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;
A. Ç., banues në Peqin, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
45.6%
-
Gafë
50.1%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 2205
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trafiku i çmendur në rrugën nga aeroporti, dhe një dyshim.....
6 Janar, 19:27
-
Arrestohet në Athinë i shumëkërkuari Jani Aliaj! U dënua me burg përjetë për vrasjen e Elton Çiços në ish-Bllok më 2016! Nëntë vite në arrati
3 Janar, 10:57
-
Ndërrimi i viteve, shefi i Rendit Publik për Report Tv: Prani të shtuar të efektivëve në sheshe, qendra tregtare dhe banka! Patrullim dhe në lokalet ku do të bëhen festime
31 Dhjetor 2024, 14:40
-
Policia Shtetit mesazh urimi për Vitin e Ri 2025: Më shumë bashkëpunim dhe besim për të mirën e përbashkët
31 Dhjetor 2024, 12:26
-
Bilanci i punës së drejtësisë në 2024! Eksperti i Sigurisë Për Report Tv: Goditja më e madhe, grupi i Suel Çelës! Xhani: Duhen hetuar lidhjet e krimit me politikën
30 Dhjetor 2024, 19:30
-
Mbledhja e qeverisë, shpërblim 10 mijë lekë për festat e fundvitit për punonjësit e policisë
30 Dhjetor 2024, 18:44
-
Kryepolici Ilir Proda urdhëron shlyerjen e pagesave të prapambetura për efektivët e Policisë së Shtetit, fondi 1,5 mld lekë! Sot pritet dhe shpërblimi për festat
30 Dhjetor 2024, 10:13
-
Proda inspekton Kakavijën dhe urdhëron vartësit: Asnjë pengesë artificiale për qytetarët në kufi, lehtësoni lëvizjen dhe bashkëpunoni me homologët
29 Dhjetor 2024, 21:40
-
Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri, ministri Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi në kufi! Proda-vartësve: S'dua pengesa artificiale!
29 Dhjetor 2024, 12:12
-
Të rinjtë përleshen me sende të forta, dhunohet djali i oficerit të krimeve! Sherri nisi në TikTok, 3 të shoqëruar
29 Dhjetor 2024, 12:05
-
Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon 'pilotët' me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!
27 Dhjetor 2024, 21:47
-
Festat/ Policia e Shtetit dhurata për fëmijët e Dëshmorëve të Atdheut
27 Dhjetor 2024, 20:39
Jo se sduket fare se si kan arrit ti vene pasurite. Rrembim personi, vrasje, trafikim, shperndarje droge.. HAHAHAHA POLICIA jeni gallate.
Përgjigju