Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi gjatë natës, kanë prishur qetësinë me zhurmat e marmitave të motomjeteve që drejtonin në sheshin “Taulantia”.
Në pranga kanë rënë 21-vjeçari Kejdi Previzi nga Tirana dhe 24 vjeçari Lorenc Basha nga Durrësi.
Po ashtu, policia bën me dije se nga verifikimet, rezultoi se dy të rinjtë, nuk ishin të pajisur me leje për drejtim të motomjeteve”.
“Gjatë patrullimeve 24-orëshe, me objektiv garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin e paligjshmërive, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës konstatuan gjatë natës, se 2 të rinj po shqetësonin banorët dhe qytetarët në sheshin “Taulantia” dhe në zonën përreth, nëpërmjet gjenerimit të zhurmave nga sistemet e shkarkimit të 2 motomjeteve që drejtonin.
Për këtë paligjshmëri, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, u krye arrestimi në flagrancë i shtetasve K. P., 21 vjeç, banues në Tiranë dhe L. B., 24 vjeç, banues në Durrës.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ata nuk ishin të pajisur me leje për drejtim të motomjeteve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Komente










Eshte shume, shume e vonuar policia. Cdo Nat hyrja e durresi Ne rrugen Adria, nga ura e dajlanit te rrotullim I I stacionit te trenit(TE Dovana) behet piste per motorrat dhe makinat me nje zhurme te jashtzakonshem. Eshte rruga kryesor dhe mbikqyrje e policies duhet TE jete e rreptesi dite dhe nate. Garat vazhdojne deri ne doren 2 pas mesnate. Dhe policia fle, mbylle syte dhe veshet.
PërgjigjuMë ja lumsha Policisë. Edhe nga një gjobë të majme, sepse e sigurtë që do dalin shpejt. Të gjithë këta marmitaçarëve duhet të mbyten me gjoba nga policia, derisa t’i rregullojnë.
Përgjigju