EMRAT/ Trafikuan drogë në Skandinavi dhe Europë, SPAK çon në gjyq 5 anëtarët e grupit kriminal të Jetmir Kastratit! Njëri ende në arrati, detajet e dosjes

EMRAT/ Trafikuan drogë në Skandinavi dhe Europë, SPAK çon në gjyq 5 anëtarët e grupit kriminal të Jetmir Kastratit! Njëri ende në arrati, detajet e dosjes

Astrit Beqiri, një nga të dënuarit e dosjes, pularia dhe eurot e sekuestruara

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi sot (21 Shtator) se ka përfunduar hetimet paraprake dhe dërgoi për proces gjyqësor në GJKKO, dosjen voluminoze të narkotrafikut ndërkombëtar mr nr. 49, të vitit 2023, ndaj 5 të pandehurve.

Bëhet fjalë për një rrjet të mirëorganizuar të trafikut të lëndëve narkotike në vendet skandinave (baza në Danimarkë) dhe Europë, gjatë viteve 2012-2019, teksa fitimet silleshin me mjete transporti në Shqipëri, e drejtuar nga i dënuari Jetmir Kastrati, që mbante edhe identitetin Sokol Krasnici.

Grupi sipas dosjeve hetimore ka pasur deri në 17 anëtarë, shumica të dënuar edhe nga Danimarka. Mes shteteve ku kryhej trafiku ishin Danimarka, Suedia dhe Norvegjia. Të dyshuarit akuzohen si pjesë e organizatës së shqiptarit Jetmir Kastrati, edhe ky i hetuar dhe proceduar.

Të pandehurit janë Klajdi Dervishi, i njohur edhe me identitetet Klajdi Pelinku dhe Bruno Pavoti, i akuzuar se ka kryer veprat penale “trafikimi i lëndëve narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ai është arrestuar më datë 3 korrik 2023 dhe i hetuar me masë sigurimi personal “arrest në burg”.

Arteid Musallari, arrestuar më 3 Korrik 2023, Eltion Dani, i arrestuar më 26 Janar të këtij viti, Nikolin Noku (alias Nikolin Martini, alias Nike/Nik Martini), i arrestuar më 11 Korrik 2023 dhe Zamir Hoxha, i hetuar në mungesë, me masën “arrest me burg”.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri më tani, provohet se gjatë viteve 2018-2019,  të pandehurit Klajdi Dervishi, Arteid Musallari, Eltion Dani, Nikolin Noku dhe Zamir Hoxha, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që drejtohej nga shtetasi shqiptar Jetmir Kastrati (Sokol Krasnici), në përbërje të të cilit ishin dhe shtetasit e tjerë shqiptarë Defrim Beck (Elbasani), Armando Docaj, Eri Pelinku, Ervin Pelinku, Nikardo Preka, Kejdi Beqiri, Fatjon Elbasani, Murat Lipovica, Hasan Murati, Shkëlzen Murati dhe Ylber Troci, si dhe shtetas të tjerë të huaj, grup i cili vepronte kryesisht në Danimarkë dhe Suedi, si dhe gjithashtu në Holandë dhe Belgjikë, janë përfshirë në aktivitetin e kundraligjshëm të trafikimit dhe përpunimit të lëndës narkotike të llojit kokainë dhe bimës narkotike cannabis sativa, si dhe më pas me shpërndarjen e tyre tek shtetas të ndryshëm të panjohur në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji”, thuhet në dosjen e SPAK-ut.

Më herët, në kuadër të këtij grupi të strukturuar kriminal, në Danimarkë janë arrestuar, dërguar për gjykim dhe janë dënuar nga Gjykata e Kopenhagen 15 nga anëtarët kryesorë të grupit të strukturuar kriminal.

Konkretisht të pandehurit; Sokol Krasnici (Jetmir Kastrati), Defrim Beck (Elbasani), Armando Docaj, Eri Pelinku, Ervin Pelinku, Nikardo Preka, Kejdi Beqiri, Fatjon Elbasani, Murat Lipovica, Hasan Murati, Shkëlzen Murati, Heyder Al Aëadi, Ali Hadi Ali Al-Hashimi, Kusai Hussain Ali Al-Hashimi, si dhe Ylber Troci.

“Si drejtues i grupit të strukturuar kriminal nga autoritetet daneze të drejtësisë është konsideruar shtetasi Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasniçi)”, thuhet në dosjen penale.

Kurse në vendin tonë janë kryer hetime të mëparshme dhe gjykuar e dënuar disa nga këta shtetas që janë proceduar edhe në vendet europiane. SPAK sqaron se në vendin tonë janë dënuar me burgim shtetasit Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasniçi), Astrit Beqiri dhe  Dhimitër Shkodrani, për veprat penale penale “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme, atë të grupit të strukturuar kriminal, “grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Më herët SPAK i ka sekuestruar pasuritë mbi 2 mln euro organizatës dhe veçanërisht Jetmir Kastratit dhe kunatit të tij Astrit Beqiri (në emër të të cilit ishin regjistruar), ku binin në sy një pulari dhe disa biznese të tjera.

Hetimet e SPAK mësohet se janë zhvilluar në bashkëpunim edhe me partnerë europianë dhe veçanërisht ata të drejtësisë së Mbretërisë së Danimarkës.

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani-Belgjike: 21/09/2024 14:02

    Doli edhe kjo,

    Përgjigju
  • Eri: 21/09/2024 13:02

    Keto na e nxijne emrin neper europe , ke frike mi than kujt nga vij se kujtojn se jemi te gjithe trafikante ,

    Përgjigju
    • Zumba: 21/09/2024 15:40

      Mos ki frik hiq se nuk e njeh kush Shqipërine as nga bie ne Harte (fale izolimit te enverit) , edhe armeologjine po ta bajne me emra te tjere ahaha

  • Beni: 21/09/2024 12:04

    Kto kane mbi 20 vjet qe punojne me trafik ne europe e suedi e norvegji.. sot i kapet ju ?! Bravo.. Dhe kane me miliona euro investime ne magazina hotele Makina me qera dhe shitje makinash lluksi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë