SHKODËR - Dy të rinj kanë tentuar të vrasin me armë një 32-vjeçar në Shkodër, ku pasi e kanë goditur me levë në kokë Taulant Ahmetin, kanë qëlluar edhe me armë në ajër. Njarja ndodhi pasditen e djeshme në qytetin e Shkodrës, pas një konflikti të çastit rreth orës 13:50, në “Parrucë”, lagjja “Qemal Stafa”.

Dy të rinjtë, Gledis Ustabeqiri 23 vjeç dhe Hygert Muçaj 32 vjeç kanë zbritur nga një automjet tip “Benz”, janë konfliktuar për motive të dobëta, siç thotë policia, me 32-vjeçarin Taulant Ahmeti. Ata kanë goditur me një levë në kokë Taulant Ahmetin duke i shkaktuar dëmtime. Ndërsa Gledis Ustabeqiri ka qëlluar me armë në ajër. Më pas ata janë larguar me shpejtësi me anë të një makine tip ML me targë AA 250 VH .

Dy të rinjtë janë në kërkim, ndërsa në komisariat u shoqërua vetëm Taulant Ahmeti i cili është shprehur se dy të rinjtë kanë tentuar ta vrasin dhe më pas është lënë i lirë. Ai ka refuzuar te flasë për shkaqet që çuan dy të rinjtë të tentonin ta vrisnin madje në polici ka thënë se nuk ka arritur të identifikojë personat që e kanë qëlluar pasi kanë patur kapele dhe syze. Polumbarët e RENEA-s kanë gjetur në lumin Buna pistoletën me të cilën Ustabeqiri qëlloi në ajër, të cilët e kishin hedhur në lumë për të fshehur gjurmët.

Dy autorët e kësaj ngjarje do të përballen me akuzat për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:20
Shkodër/ Polumbarët e RENEA-s gjejnë në lumin Buna pistoletën me të cilën u qëllua ndaj Taulant Ahmetit (VIDEO)

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i bërë ndaj Taulant Ahmetit ditën e djeshme në Shkodër, ku Gledis Ustabeqiri 23 vjeç i shoqëruar nga Hygert Muçaj 32 vjeç  qëlloi me armë ndaj Ahmetit.

Polumbarët e RENEA-s pas disa minutash kërkime kanë gjetur sot në lumin Buna pistoletën me të cilën Ustabeqiri qëlloi në ajër ndërsa më pas u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një gëzhojë pistolete, ndërsa pistoleta ishte hedhur në lumin Buna për të fshehur gjurmët.

Dy autorët e kësaj ngjarje do të përballen me akuzat për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

1581596832_pistol.jpg