Një aksident ka ndodhur në autostradën Milot-Mamurras. Burime për Repor Tv bëjnë me dije se makina drejtohej nga një vajzë e re quajtur Jonida Perleka e cila ka mbetur e plagosur.
Makina tip 'Toyota' me targa AA 915 RA, është përplasur me bordurat ndarëse të korsisë së autostradës.
Dyshohet se shkak për këtë aksident të jetë bërë si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesja e mjetit, lagështia si dhe shpejtësia që po lëvizte në rrugë. Ajo është dërguar në spitalin rajonal të Laçit dhe është jashtë rrezikut për jetën.