Një shtetas shqiptar i cilësuar nga mediat italiane si bosi i trafikut të kokainës është arrestuar në Gjermani. Sipas mediave italiane bëhet fjalë për shtatasin, Artan Seferi 32 vjeç, i cili prej 2 prillit të këtij viti ishte shpallur në kërkim pasi kishte thyer masën e sigurisë arrest shtëpie.
32-vjeçari vuante dënimin me arrest shtëpie në zonën e Padovas në Itali, ku ditët e fundit të lejes ai u arratis drejt Muhlheim an der Ruhr, pranë Duisburgut në pjesën veriperëndimore të Gjermanisë. Shqiptari arriti të arratisej dhe të fshihej falë disa të afërmve të tij që kishte në Gjermani. Por më pas Seferi u vu në pranga falë një bashkpunimi mes Policisë Federale gjermane dhe asaj të Padovës.
Mediat italiane bëjnë me dije se 32-vjeçari prej disa vitesh zotëronte një treg të lulëzuar kokaine e heroine në zonën e Padovës, Trevisos dhe Vicencës. Të ardhurat e tij nga shitja e lëndëve narkotike shkonin deri në 120 000 euro në muaj gjë e cila i mundësonte një jetë luksi. Seferi edhe pse ishte nën hetim nuk nguronte që të shpenzonte shuma marramendëse madje duke blerë edhe dy makina luksoze brenda një muaji."Lufta" e policisë kundër Seferit kishte nisur që në 10 korrik të 2015 ku policia arriti të arrestonte një nga bashkpuntorët e tij, Rexhep Emini 32-vjeç.
Ndërkohë pas arrestimit nga policia gjermane, pritet të kryhet ekstradimi drejt Italisë.
Emri/ Arrestohet në Gjermani bosi shqiptar i kokainës, dy herë në muaj blinte super makina
Komento
Duket qe ne ftyre qe eshte karruc shpellash
Përgjigju